MPJ: Bashkëpunimi Kinë-Rusi nuk i nënshtrohet ndërhyrjes dhe detyrimit të palëve të treta
2023-05-23 19:41:33

foto/MPJ

foto/MPJ

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Kinës Mao Ning tha në një konferencë për shtypin të martën se bashkëpunimi ndërmjet Kinës e Rusisë nuk synon asnjë palë të tretë dhe nuk i nënshtrohet ndërhyrjes ose detyrimit nga asnjë palë e tretë. 

Siç njoftohet, kryeministri rus Mikhail Mishustin u shpreh gjatë pjesëmarrjes në Forumin e Biznesit Kinë-Rusi në Shangai se forcimi i marrëdhënieve të bashkëpunimit kino-rus do të krijojë përfitime për ekonomitë e të dy vendeve. Ndoshta disa vende perëndimore do të shprehin shqetësim ose pakënaqësi për këtë bashkëpunim, madje do të shqyrtojnë vendosjen e sanksioneve për shkak të faktorëve të lidhur me Rusinë, shtoi kryeminstri Mishustin.

foto/VCG

foto/VCG

Lidhur me këtë, zëdhënësja Mao Ning tha: “Kina gjithmonë e zhvillon bashkëpunimin ekonomik-tregtar me vendet e botës, duke përfshirë Rusinë, në bazën e barazisë dhe përftimit të ndërsjellë. Pala kineze kundërshton sanksionet e njëanshme dhe shtrirjen e tepruar të juridiksionit që nuk kanë bazë në të drejtën ndërkombëtare dhe nuk janë autorizuar prej Këshillit të Sigurimit të OKB-së”.

foto/VCG

foto/VCG

Zëdhënësja theksoi se Kina do të marrë të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur me vendosmëri të drejtat dhe interesat e ligjshme të kompanive kineze.   (Fang Xiaoyu/Artan)