Xi Jinping-u i dërgon letër urimi Forumit të Zhvillimit të Xizang-ut të Kinës 2023
2023-05-23 17:33:06

foto/VCG

foto/VCG

Të martën, presidenti kinez Xi Jinping i dërgoi një letër urimi Forumit të Zhvillimit të Xizang-ut të Kinës të vitit 2023.

Xi Jinping-u vuri në dukje se lumturia e popullit është e drejta më e madhe e njeriut dhe zhvillimi është çelësi për realizimin e lumturisë së njerëzve. Që nga Kongresi i 18-të Kombëtar i Partisë Komuniste të Kinës, me mbështetjen e fortë të qeverisë qendrore dhe të mbarë popullit kinez, kuadrot dhe banorët e të gjitha kombësive në Xizang (Tibet) kanë punuar shumë dhe me këmbëngulje për ta çliruar Xizang-un nga problemi i varfërisë absolute, prej të cilit ka vuajtur për mijëra vjet, për të ndërtuar një shoqëri të begatë, duke krijuar një atmosferë të gjallë dhe të begatë.

foto/VCG

foto/VCG

Xi Jinping-u shprehu gjithashtu shpresën që, në rrugëtimin e ri të modernizimit të stilit kinez, Xizang-u do të zbatojë në mënyrë të plotë, të saktë dhe gjithëpërfshirëse konceptin e ri të zhvillimit e do të përshpejtojë promovimin e zhvillimit me cilësi të lartë, duke bërë përpjekje që të kthehet në një Xizang të ri modern socialist të bashkuar, të begatë, të qytetëruar, të harmonishëm e të bukur dhe që banorët e tij të kenë një jetë më të mirë dhe më të lumtur.

foto/VCG

foto/VCG

Forumi i Zhvillimit të Xizang-ut të Kinës 2023 është bashkorganizuar nga Zyra e Informacionit e Këshillit të Shtetit të Kinës dhe qeveria popullore e Rajonit Autonom të Xizang-ut. Tema e forumit, që u hap të martën në Pekin, është "Epoka e re, Xizang-u i ri, udhëtimi i ri - Një kapitull i ri i zhvillimit me cilësi të lartë të Xizang-ut dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut".   (Fang Xiaoyu/Artan)