Energjia e gjelbër luan një rol më të madh në vendet evropiane
2023-05-23 10:04:12

Foto nga VCG

Vendet evropiane kanë përshpejtuar tranzicionin e tyre të gjelbër duke promovuar përdorimin e burimeve të rinovueshme si era dhe dielli, bën të ditur “Xinhua”.

Të dhënat e fundit treguan se normat e energjisë elektrike të gjelbër u rritën në një numër vendesh evropiane në vitin 2022.

Sipas “Solar Power Europe”, me bazë në Bruksel, 27 shtetet anëtare të Bashkimit Evropian (BE) në vitin 2022 regjistruan 41.4 gigavat (GW) të kapaciteteve të reja fotovoltaike diellore (PV) të lidhura me rrjetet e tyre, një rritje prej 47 për qind krahasuar me vitin 2021. (Fatosi)