Starton Asambleja e 76-të Botërore e Shëndetësisë
2023-05-23 10:02:23

Foto nga XInhua

Asambleja e 76-të Botërore e Shëndetit (WHA), e nisur të dielën në Gjenevë, u fokusua në shpëtimin e jetëve, drejtimin e shëndetit për të gjithë, njoftoi përmes një deklarate Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), citon “Xinhua”.

Meqenëse viti 2023 shënon 75 vjetorin e OBSH-së, WHA e këtij viti do të përcaktojë të ardhmen e menjëhershme dhe afatgjatë të organizatës, duke filluar me buxhetin e programit për dy vitet e ardhshme, vendimet kyçe për financimin e qëndrueshëm dhe ndryshimet për të përmirësuar proceset e OBSH-së dhe llogaridhënies.

Gjatë takimit 10-ditor, delegatët do të diskutojnë për rolin kritik që ka OBSH-ja në Arkitekturën e Emergjencës Globale të Shëndetit.

Asambleja do të shqyrtojë gjithashtu progresin, arritjet dhe sfidat e vitit të kaluar së bashku me prioritetet e ardhshme përgjatë shtyllave kryesore të punës së OBSH-së: Mbulimi Universal Shëndetësor, Emergjencat, Promovimi i Shëndetit dhe Mirëqenies.

Drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, kujtoi arritjet kryesore që organizata kishte realizuar gjatë 75 viteve të fundit.

Ai tha se organizata përballet me sfida komplekse pasi pritshmëritë e botës nga OBSH-ja janë rritur jashtëzakonisht shumë. “Rruga është gjarpëruese dhe e vështirë, por destinacioni është i sigurt”, tha ai. (Fatosi)