"The Guardian": Pas 11 Shtatorit luftërat në mbarë botën kanë shkaktuar 4.5 milionë të vdekur, ShBA-ja mban përgjegjësi të madhe
2023-05-23 11:48:57

Foto nga VCG

Sipas njoftimeve të gazetës britanike "The Guardian" të dielën, një raport i ri vlerëson se, qysh nga ngjarja e 11 Shtatorit, luftërat në Afganistan, Pakistan, Irak, Siri, Jemen, Libi dhe Somali kanë shkaktuar të paktën 4.5 milionë  të vdekur, pjesa më e madhe e të cilëve janë gra dhe fëmijë nga familje të varfra.

Sipas artikullit,  ShBA-ja, e cila nisi të ashtuquajturën "luftë globale kundër terrorizmit" më 2001, mban përgjegjësi të madhe. Megjithëse lufta përfundoi në vitin 2021, numri i vdekjeve të tërthorta e problemet shëndetësore të lidhura me luftën vazhdojnë të rriten. Banorët në këto vende kanë  vështirësi ekonomike dhe vazhdojnë të vuajnë nga trauma psikologjike.