Kryeministri grek në largim synon zgjedhje të reja dhe shumicë absolute
2023-05-23 13:41:05

Foto nga VCG

Kryeministri grek në largim, Kyriakos Mitsotakis, i cili fitoi zgjedhjet parlamentare me një diferencë të madhe votash të dielën, bëri thirrje për zgjedhje të reja, ndoshta më 25 qershor, në një përpjekje për të siguruar një shumicë absolute, shkruan “Xinhua”.

Partia Konservatore në pushtet në Greqi, Demokracia e Re, e kryeministrit Mitsotakis, siguroi një fitore të madhe në zgjedhjet e përgjithshme, por mund të kërkojë një partner koalicioni apo zgjedhje të reja në korrik, nën një sistem tjetër që do të lejonte partinë e tij të qeveriste e vetme.

Mitsotakis ka përjashtuar një aleancë me parti të tjera dhe ka lënë të kuptohet se zgjedhjet e reja mund të zhvillohen që në fillim të muajit të ardhshëm. (Fatosi)