Klasifikimi i mbeturinave do të arrijë mbulimin e plotë në Kinë brenda 2025-s
2023-05-23 16:40:09

foto/VCG

foto/VCG

Klasifikimi i mbeturinave do të realizohet në mbi 90 për qind të lagjeve të banimit në qytetet në apo mbi nivel prefekture në Kinë deri në fund të këtij  viti, ndërsa mbulimi i plotë do të arrihet deri në fund të 2025-s, sipas Ministrisë kineze të Strehimit dhe Zhvillimit Urban-Rural.

Në vitet e fundit, klasifikimi i mbeturinave është kryer në 297 qytete në nivel prefekture apo mbi këtë nivel, me një normë mesatare mbulimi prej 82.5 për qind në lagjet e banimit. Një atmosferë e favorshme po krijohet gradualisht për pjesëmarrjen e të gjithëve në klasifikimin e mbeturinave.

foto/VCG

foto/VCG

20 provinca e rajone autonome, si Fujian, Hebei dhe Shandong, dhe 173 qytete, duke përfshirë Shangain dhe Guangzhou-n, kanë publikuar rregulla dhe rregullore, njoftoi Ministria e Strehimit dhe Zhvillimit Urban-Rural.

foto/VCG

foto/VCG

Këtë vit, kjo ministri do të detajojë më tej sistemin ligjor të klasifikimit të mbeturinave. Në veçanti, lidhur me pakësimin e mbeturinave, do të forcohet furnizimi institucional dhe do të pakësohet paketimi në lidhjet e prodhimit, qarkullimit dhe konsumit. Do të përmirësohet gjithashtu lidhja efektive ndërmjet sistemit të riciklimit të burimeve të përtëritshme dhe sistemit të asgjësimit të mbeturinave,  për të pakësuar trysninë mbi strukturat e trajtimit përfundimtar. (Artan)