Xi kërkon që Muzeu Kombëtar i Artit i Kinës të krijojë prestigj botëror
2023-05-23 15:16:40

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping ka bërë thirrje që Muzeu Kombëtar i Artit i Kinës të bëjë përpjekje për t’u bërë një institucion me prestigj botëror.

 

Xi i tha këto të dielën në një letër përgjigjeje për ekspertët dhe artistët veteranë të këtij muzeu.

 

60-vjetori i krijimit të Muzeut Kombëtar të Artit të Kinës

Foto nga Muzeu Kombëtar i Artit të Kinës

Kohët e fundit, 13 ekspertë veteranë të Muzeut Kombëtar të Artit të Kinës i shkruan Xi Jinping-ut një letër, ku e njohin me gjendjen e zhvillimit të muzeut dhe vullnetin e tyre për të dhënë kontribut për zhvillimin me cilësi të lartë të këtij muzeu në epokën e re.

 

Në letrën e tij të përgjigjes, Xi shprehu urime të ngrohta dhe përshëndetje të sinqerta për të gjithë anëtarët e muzeut me rastin e 60-vjetorit të krijimit.

 

Kreu i shtetit kinez vuri në dukje që Muzeu Kombëtar i Artit ka dëshmuar zhvillimin e arteve të bukura në Kinën bashkëkohore dhe ka arritur rezultate pozitive në fushat e koleksionimit, ekspozimit, edukimit publik dhe shkëmbimeve ndërkombëtare.

 

Faqja e parë e sitit zyrtar të Muzeut Kombëtar të Artit të Kinës

Faqja e parë e sitit zyrtar të Muzeut Kombëtar të Artit të Kinës

Xi shprehu gjithashtu shpresën që ky muze do të zbatojë parimin e vënies së popullit në plan të parë në punët e menaxhimit, do të praktikojë vlerat thelbësore të socializmit dhe do të punojë me zell për koleksionim me cilësi të lartë, përdorim me nivel të lartë dhe shërbime me standard të lartë.