Shitjet e makinave të përdorura në Kinë shënuan rritje në katër muajt e parë të vitit
2023-05-23 10:26:17

Foto nga VCG

Shitjet e makinave të përdorura në Kinë shënuan rritje me 15.23 për qind në bazë vjetore në katër muajt e parë të vitit, treguan të dhënat e industrisë, njofton “Xinhua”.

Shoqata e Tregtarëve të Automobilave në Kinë bëri të ditur se gjatë kësaj periudhe u shitën rreth 5.74 milionë makina të përdorura, me një vlerë totale transaksioni prej 361.14 miliardë juanë (rreth 51.33 miliardë dollarë amerikanë).

Vetëm në prill, shitjet e automjeteve të përdorura në Kinë arritën në 1.46 milionë njësi. Shifra u ul me 6.59 për qind në bazë mujore, por u rrit me 33.03 për qind në bazë vjetore, sipas shoqatës.

Sipas të dhënave, muajin e kaluar, vlera e kombinuar e transaksionit të shitjeve të makinave të përdorura në vend arriti në 90.39 miliardë juanë. (Fatosi)