Industria muzikore kineze regjistron zhvillim me cilësi të lartë
2023-05-23 10:30:51

Foto nga VCG

Raporti i vitit 2022 mbi zhvillimin e industrisë muzikore të Kinës u publikua në Forumin e 8-të të Industrisë së Muzikës të mbajtur në Pekin më 19 maj, njofton “CGTN”.

Sipas raportit, shkalla e përgjithshme e industrisë muzikore të Kinës në vitin 2021 arriti afërsisht 378.76 miliardë juanë ose 54.9 miliardë dollarë në vit, një rritje vjetore prej 8.54 për qind.

Gjiganti muzikor “Tencent Music Entertainment” (TME), i cili zotëron “QQ Music”, “Kugou” dhe “Kuwo”, publikoi rezultatet e tij financiare për tremujorin e parë të vitit 2023, duke njoftuar një rritje të fuqishme të biznesit të transmetimit të muzikës. Të ardhurat nga abonimet e muzikës në tremujorin e parë të vitit u rritën me 30.4 për qind në bazë vjetore në 2.6 miliardë juanë (378 milionë dollarë), sipas raportit. Konkretisht, numri i abonentëve u rrit me 17.7 për qind në bazë vjetore në 94.4 milionë, gjë që e çoi raportin e pagesës së muzikës online në një rekord të lartë prej 15.9 për qind.

Të ardhurat nga muzika e regjistruar u rritën 9 për qind në vitin 2022 në 26.2 miliardë dollarë globalisht, me një rritje të abonimit me pagesë që ka ndihmuar në rritjen e shitjeve, bëri të ditur Federata Ndërkombëtare e Industrisë Fonografike. (Fatosi)