Presidenti Begaj: Shqipëria, faktor stabilizues në Ballkan
2023-05-23 10:12:22

Foto nga Facebook Presidenca e Shqiperise

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, deklaroi në ceremoninë e nisjes së stërvitjes “Defender Europe 23” se Shqipëria do të vazhdojë gjithnjë të mbrojë vlerat e paqes dhe unitetit, duke qëndruar përkrah SHBA-së dhe NATO-s, shkruan “ATSH”.

Si komandant i përgjithshëm i Ushtrisë shqiptare, Begaj inkurajoi qeverinë të shtojë akoma më shumë mbështetjen për Forcat e Armatosura dhe kontributin e Shqipërisë në NATO.

Sipas tij, “Defender Europe” lindi si një stërvitje për të rritur kapacitetet mbrojtëse të Aleancës në rast konflikti a kërcënimi.

Presidenti theksoi se Shqipëria është e përkushtuar në misionin e saj si faktor stabilizues në Ballkan dhe eksportuese e sigurisë në rajon e më gjerë. (Fatosi)