Raporti: Zona e Madhe e Gjirit kryeson për patentat e shpikjeve jashtë shtetit të licencuara
2023-05-22 14:51:29

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Një raport mbi indeksin e patentave në lidhje me Zonën e Madhe të Gjirit Guangdong-Hong Kong-Makao u publikua në një forum të mbajtur në provincën Guangdong të Kinës Jugore, njofton “China Daily”.

Raporti mbi indeksin e patentave u publikua nga Biblioteka Kombëtare e Shkencave e Akademisë Kineze të Shkencave në një sesion të Forumit Shkencës të Zonës së Madhe të Gjirit.

Ai u bazua në të dhënat e mbledhura të patentave dhe zbuloi karakteristikat dhe tendencat e zhvillimit të inovacionit shkencor dhe teknologjik të kësaj zone.

Sipas raportit, Zona e Madhe e Gjirit ka pasur rritje të aplikimeve për patenta, me dominim në patentat e shpikjeve jashtë shtetit të licencuara në mbarë vendin.

Midis 2017 dhe 2022, patentat e shpikjeve jashtë shtetit në Zonën e Madhe të Gjirit përbënin më shumë se një të katërtën e patentave totale të shpikjeve jashtë shtetit të licencuara të vendit, thuhet në raport, ku theksohet se ndërmarrjet luajnë një rol kryesor në nxitjen e inovacionit teknologjik në këtë zonë.

Nga viti 2017 deri në vitin 2022, numri i aplikimeve për patentë shpikjesh nga ndërmarrjet në Zonën e Madhe të Gjirit përbënte 73.44 për qind të totalit të aplikimeve për patenta.

Të dhënat treguan se Zona e Madhe e Gjirit ka avantazhe teknologjike, si teknologjia e informacionit të gjeneratës së ardhshme, automjetet me energji të re dhe materialet e reja.

I inicuar nga Aleanca e Organizatave Ndërkombëtare të Shkencës dhe i organizuar nga qeveria provinciale Guangdong, Forumi i Shkencës i Zonës së Madhe të Gjirit zhvillohet nga 20 deri më 23 maj në qytetet e Guangdong, duke përfshirë Guangzhou, Shenzhen dhe Foshan. (Fatosi)