“South Outdoor Festival” në Borsh, event që promovon turizmin dhe traditën
2023-05-22 15:26:51

Borshi në jug të Shqipërisë do të mirëpresë këtë vit edicionin e 6-të të “South Outdoor Festival”, eventin që promovon turizmin dhe traditën, por që i jep nxitje edhe ekonomisë së zonës, shkruan “ATSH”.

“South Outdoor Festival” në Borsh, prej gjashtë vjetësh tanimë ndez shpirtin e bregdetit të jugut më 25-28 maj, me aktivitete e sporte në natyrë, panaire prodhimesh lokale e workshop-e të shumëllojshme”, bëri të ditur kryeministri Edi Rama.

“South Outdoor Festival” këtë verë do të ofrojë për turistët mbi 40 aktivitete të ndryshme, kampingje, aktivitet nga ajri, deti, ecje në natyrë për turistët e aventurës dhe mjaft aktivitete kulturore.

Gjithashtu do të ofrohen mbi 30 aktivitete për fëmijë me workshop-e, forume dhe lojëra të ndryshme, si dhe koncerte e festa nën tingujt e artistëve dhe me dixhej vendas e ndërkombëtarë. (Fatosi)