OBSh-ja nuk pranon kërkesën e Tajvanit për pjesëmarrje në asamblenë vjetore
2023-05-22 23:28:41

Organizata Botërore e Shëndetësisë nuk pranoi të hënën kërkesën e Tajvanit për të marrë pjesë në asamblenë e saj vjetore. 

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Kinës vlerësoi se vendimi i OBSh-së refuzoi në mënyrë të qartë propozimin e ndonjë vendi për ta vënë në agjendën e asamblesë “ftesën për Tajvanin për të marrë pjesë në asamble si vëzhgues". Asambleja Botërore e Shëndetësisë ka refuzuar për shumë vjet me radhë të ashtuquajturin “propozim mbi Tajvanin” dhe kjo tregon plotësisht se parimi i “Një Kine” është dëshira e përbashkët e komunitetit ndërkombëtar dhe një prirje e madhe, që nuk lejon asnjë sfidë.

Autoritetet e Partisë Demokratike Progresive të Tajvanit injorojnë dëshirat e palëve të ndryshme dhe mirëqenien e jetës së bashkatdhetarëve të Tajvanit, këmbëngulin në nxitjen e të ashtuquajturave "vende diplomatike" të tij për të bërë propozimin mbi Tajvanin dhe ndonjë vend e mbështet në mënyrë të hapur ose të fshehur. Këto veprime dashakeqe që kundërshtojnë prirjen historike dhe prishin rregullat ndërkombëtare, janë kundërshtuar njëzëri nga vendet e botës që mbrojnë drejtësinë. Para hapjes së asamblesë, afro 100 vende i shkruan letra OBSh-së ose publikuan deklarata, për të shprehur mbështetjen ndaj parimit të “Një Kine” dhe për të kundërshtuar pjesëmarrjen e Tajvanit në OBSh. 

Zëdhënësja theksoi se qeveria qendrore kineze i kushton vëmendje të madhe mirëqenies shëndetësore të bashkatdhetarëve të Tajvanit dhe ka bërë planifikimin e duhur për pjesëmarrjen e rajonit të Tajvanit në çështjet shëndetësore globale, nën parimin e “Një Kine”. Pas shpërthimit të epidemisë së COVID-19, qeveria qendrore kineze ia ka njoftuar mbi 500 herë rajonit të Tajvanit situatën epidemike dhe miratoi pjesëmarrjen e 26 specialistëve shëndetësorë të rajonit të Tajvanit në aktivitetet teknike të OBSh-së 24 herë. Në rajonin e Tajvanit është vendosur pika e lidhjes e Rregulloreve Shëndetësore Ndërkombëtare, ku mund të merren dhe jepen në kohë informacione për çështjet shëndetësore. I ashtuquajturi "hendek në sistemin ndërkombëtar të parandalimit të epidemisë" është një thënie e pabazë.