“La Belle De L’Adriatique” sërish në portet shqiptare
2023-05-22 15:27:58

Anija turistike “La Belle De L’Adriatique” vazhdon të jetë mysafire në portet shqiptare në këtë sezon turistik, njofton “ATSH”.

Anija, e cila afro një muaj më parë çeli sezonin turistik në Shqipëri, është rikthyer duke vizituar Sarandën, Vlorën dhe më pas do të shkojë në portin e Durrësit.

Në bordin e saj janë 146 turistë nga vende të ndryshme si Franca, Kanadaja, Zvicera, Belgjika, Britania e Madhe dhe Maroku.

Anija me gjatësi 111 metra lundron nën flamurin belg.

Gjatë këtij sezoni “La Belle De L’Adriatique” do të vizitojë portin më të madh të vendit edhe 5 herë të tjera. (Fatosi)