Shqipëria në edicionin e 18-të të Bienales Ndërkombëtare të Arkitekturës në Venecia
2023-05-22 15:46:18

Shqipëria po prezantohet në një tjetër arenë ndërkombëtare, në Bienalen Ndërkombëtare të Arkitekturës në Venecia, e cila zhvillohet nga 20 maj deri në 26 nëntor, njofton “ATSH”.

Projekti që përfaqëson Shqipërinë në edicionin e 18-të të Ekspozitës Ndërkombëtare të Arkitekturës në Bienalen e Venecias është “Përsiatje të pakohë ose: Si mësojmë të jetojmë në realitete të sintetizuara”.

Ky projekt është paraqitur nga një grup artistësh të rinj.

Ekspozita e 18-të Ndërkombëtare e Arkitekturës, e cila do të zhvillohet në Giardini, në Arsenale dhe në vende të ndryshme përreth Venecias, titullohet: “Laboratori i së Ardhmes”. (Fatosi)