Detyrimet e pushtetit vendor pas zgjedhjeve të 14 majit
2023-05-22 14:48:21

Borxhi(Foto Ballkanweb)

Borxhi(Foto Ballkanweb)

Drejtori ekzekutiv i Institutit të Bashkive Agron Haxhimali në revistën Monitor theksoi:

“Lidhur me gjendjen ekonomike dhe financiare të bashkive, raporti tregon që edhe pse ka një stabilitet të shpenzimeve, pushtetit vendor kanë shënuar një rritje, por nuk përkthehet në një zhvillim ekonomik dhe në shërbime, në sasi dhe në cilësi më të madhe për qytetarët. Lidhur me detyrimet, 61 bashkitë e Shqipërisë kanë në total rreth 5.9 miliardë lekë. 1 të 5 apo mbi 20- 23% të këtij borxhi e mban Bashkia e Tiranës. Ajo që duhet theksuar është fakti që bashkitë e reja, nga viti 2015 që filluan mandatin, pas reformës territoriale kishin një borxh 12.1 miliardë dhe në fund të vitit 2022 e kanë mbyllur me thuajse me përgjysmimin. Duhet thënë që një pjesë e mirë e këtyre bashkive kanë marrë borxhe të reja, por mbetet akoma shqetësues dhe sa mandate duhet për këto bashki që të dalin nga stresi i borxheve. Ky është një shqetësim i madh që pret këshillat dhe kryetarët e rinj të bashkive. Duhet një aftësi shumë e madhe, një menaxhim i zgjuar dhe të ndjekin mekanizma për ta nxjerrë bashkinë nga kjo situate”- thekson Haxhimali.

A kanë përgjegjësi drejtuesit e bashkive për këto borxhe? Në vështirësi financiare llogariten afro 20 bashki.

Agron Haxhimali (Foto AbcNews)

Agron Haxhimali (Foto AbcNews)

“Ligji nuk e parashikon që të mbajnë përgjegjësi personale por është cështje moralitetit, integritetit, përgjegjësisë, mënyrës sesi menaxhon pushtetin e një komuniteti të cilin e ke marrë përsipër me votat e tyre dhe ke marrë parasysh të kenë zhvillim ekonomik, të kenë shërbime të mira dhe të mos kenë vit pas viti të paguajnë detyrime. Kjo duhet të ndryshojë, duhet të merren masa apo të hartohen rregullore që të zgjedhurit vendor të jenë më të kujdesshëm dhe t’i kushtojnë vëmendje marrjes së borxhit. Nëse janë në gjendje të marrin borxhe apo të bëjnë veprime apo kontraktime kur nuk kanë para, kjo nuk është gjë e mirë. Në vështirësi financiare janë diku tek 20 bashki, por kemi 5 apo 6 që kanë probleme kryesore me borxhin. Ne kemi pasur këtë vit, një bashki të re që është shtuar, Pusteci në krahasim me Vorën dhe Kavajën. Kanë dhe bashkitë e tjera si  bashkia e Tiranës, për të cilën nuk përbën stres pasi potenciali ekonomik është shumë i madh”- tha Agron Haxhimali.

Për Çfarë janë shpenzuar këto para?

“Shumica e borxhit është marrë për investime, pra kanë kryer investime pa patur para. Kjo nuk shënon gjë të mirë për ecurinë financiare, kanë blerë mallra, kanë lidhur kontrata dhe nuk kanë paguar paratë. Çeshtje të menaxhimit financiar nuk janë të mira dhe duhet  bërë shumë kujdes edhe institucionet qendrore që i lejojnë dhe kontrollojnë pushtetin vendor, por edhe pushteti vendor duhet të jetë më i përgjegjshëm”, vuri në dukje ai.

Shqetësim është fakti që pjesa më e vogël e buxhetit të bashkive konsumohet për investime

Borxhi(Foto Ballkanweb)

Borxhi(Foto Ballkanweb)

“Edhe ky është një shqetësim dhe konstatim i drejtë. Ky raport nuk është i mirë. Viti 2022, por edhe vite të tjera kanë patur këtë raport diku 70% konsumohen për çeshtje administrative dhe pjesa tjetër shumë pak për investime, 25 apo 30%. Pritet që në vendet në bashkitë me potencial dhe me kushte dhe menaxhim më të mirë, raporti duhet të jetë më ndryshe, pasi qytetarët votojnë për shërbimet dhe investimet dhe jo për të rritur shpenzimet administrative. Aty ku janë të domosdoshme shumë mirë, por jo për shpenzime që i tejkalojnë, siç është rasti i shtimit të punonjësve, ku nga 2021 deri në 2022  janë shtuar 1800 punonjës  në 61  bashkitë e vendit. Një pjesë e këtij numri janë transferuar nga shkurtimi i funksioneve, rreth 6 funksione dhe përgjegjësive që qeveria i transferoi me reformën e pushteti vendor. Por një pjesë tjetër ka nevojë të rishikohen. Unë mendoj që nuk janë të justifikuara dhe bëj apel për bashkitë dhe këshillat e reja që të bëjnë një organigramë më funksionale në bashkinë e tyre dhe të vendosin shpenzimet e tyre aty ku duhet dhe të mos kenë prioritet të zgjerojnë stafin.”- tha Agron Haxhimali në intervistën për Revistën Monitor.