Xi Jinping-u i dërgon mesazh urimi presidentit të ri të Mikronezisë
2023-05-22 15:25:12

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Më 18 maj, kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping i dërgoi një mesazh Wesley Simina-s, për ta uruar për marrjen e detyrës së presidentit të Shteteve të Federuara të Mikronezisë.

 

Xi vuri në dukje që, gjatë 34 vjetëve pas vendosjes së lidhjeve diplomatike mes Kinës dhe Mikronezisë, marrëdhëniet dypalëshe kanë njohur një zhvillim të madh në bazë të respektit e të trajtimit të barabartë, duke sjellë përfitime konkrete për të dy popujt.

 

“Presidenti Simina prej kohësh ka qenë i përkushtuar për miqësinë ndërmjet Kinës e Mikronezisë dhe unë e vlerësoj lart këtë. Unë u kushtoj rëndësi të madhe marrëdhënieve Kinë-Mikronezi dhe jam i gatshëm të përpiqem bashkë me presidentin Simina që të mbështesim njëri-tjetrin lidhur me çështjet me interes thelbësor, të thellojmë shkëmbimet e bashkëpunimin në fusha të ndryshme, të nxisim zhvillimin e pandërprerë të partneritetit të gjithanshëm strategjik  ndërmjet Kinës e Mikronezisë dhe të sjellim më shumë përfitime për dy popujt,” tha kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping në mesazhin e urimit.