Xi nxit përpjekjet për promovimin e klasifikimit të mbeturinave si model i ri për jetesën me karbon të ulët
2023-05-22 22:17:42

CFP

CFP

Presidenti kinez Xi Jinping iu përgjigj të dielën një letre të vullnetarëve që ndihmojnë në klasifikimin e mbeturinave në një lagje banimi në Shangai, duke shprehur shpresën e tij për përparimin e punës së klasifikimit të mbeturinave.

Në përgjigjen e vet, Xi Jinping-u u shpreh: "Kur lexova letrën tuaj, m'u kujtua biseda që pata me ju për klasifikimin e mbeturinave pesë vjet më parë. Mësova me kënaqësi se, pas përpjekjeve promovuese gjatë këtyre viteve, puna e klasifikimit të mbeturinave ka arritur rezultate të reja, niveli i qytetërimit të banorëve është rritur dhe mjedisi i lagjes është zbukuruar."

Xi theksoi se klasifikimi i mbeturinave dhe shfrytëzimi i burimeve të ricikluara është një projekt sistemor që ka nevojë për bashkërendimin e palëve të ndryshme, zbatimin e saktë të politikave, përpjekje afatgjata dhe pjesëmarrjen aktive të banorëve të qytetit dhe të fshatit. Ai shprehu shpresën se vullnetarët e klasifikimit të mbeturinave do të vazhdojnë të luajnë rolin e tyre të veçantë për të drejtuar më shumë banorë të marrin pjesë në klasifikimin e mbeturinave, duke e nxitur klasifikimin e mbeturinave si një model të ri të jetesës me lëshim të ulët karboni.

Vitet e fundit, puna e klasifikimit të mbeturinave ka ardhur duke u zhvilluar vazhdimisht dhe mbi 297 qytete kanë zbatuar në përgjithësi politikat e klasifikimit të mbeturinave, duke mbuluar mesatarisht 82.5 % të lagjeve të banimit. Ditët e fundit, përfaqësuesit e vullnetarëve të klasifikimit të mbeturinave në një zonë të Shangait i shkruan një letër presidentit kinez Xi Jinping, ku raportuan rezultatet e arritura në punën e tyre. (Xu Guang)