Sondazhi i “CGTN”: Rreth 90% e të anketuarve besojnë se akuzat e G7-s kundër Kinës janë të pabaza
2023-05-22 14:44:12

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Samiti i G7-s ka lëshuar një deklaratë të përbashkët dhe dokumente të tjera, duke bërë pretendime për shtrëngim ekonomik që aludojnë për Kinën.

Sipas një sondazhi global të kryer nga “CGTN”, gati 90 për qind e të anketuarve globalë besojnë se akuzat e G7-s kundër Kinës janë të pabaza.

Përkundrazi, ata tregojnë se SHBA-ja është nxitësi i detyrimit ekonomik dhe kërcënimi më i madh për zhvillimin global.

Sondazhi, i publikuar në platformat angleze, spanjolle, franceze, arabe dhe ruse të “CGTN”-së, mori përgjigje nga 55.365 njerëz në 24 orë.

Kina është tani partneri më i madh tregtar i më shumë se 120 vendeve dhe rajoneve dhe tregtia e saj me botën ka përfituar miliarda njerëz. Në sondazh, 92.33 për qind e të anketuarve globalë flasin mirë për kontributin e madh të Kinës në tregtinë globale, duke shtuar se Kina është bërë motori ekonomik i botës.

Më shumë se 60 për qind e të anketuarve globalë besojnë se Kina po vuan nga shtrëngimi ekonomik nga SHBA-ja. Përveç kësaj, deri në 91.7 për qind e të anketuarve besojnë se qëllimi i vërtetë i SHBA-ve për të nxitur të ashtuquajturin shtrëngim ekonomik kinez është të frenojë zhvillimin e Kinës dhe ruajë hegjemoninë e saj.

Mbi 90 për qind e të anketuarve kundërshtojnë fuqimisht veprimet e SHBA-së, duke besuar se ato pengojnë seriozisht globalizimin ekonomik dhe integrimin ekonomik rajonal. Ata mendojnë se SHBA-ja duhet të ndalojë përfshirjen në qarqe të vogla të mbyllura dhe ekskluzive dhe të përmbahet nga ndryshimi i kursit të globalizimit ekonomik. (Fatosi)