Kina rinovon alarmin blu për stuhi shiu
2023-05-22 15:50:02

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Autoriteti Meteorologjik i Kinës rinovoi të dielën një alarm blu për stuhi shiu në disa pjesë të vendit, njofton “Xinhua”.

Nga e diela në mëngjes reshje të dendura shiu ose stuhi shiu kanë goditur pjesë të Chongqing, Hubei, Hunan, Anhui, Jiangxi, Zhejiang, Fujian, Guangxi dhe Guizhou, sipas Qendrës Kombëtare Meteorologjike.

Autoriteti Meteorologjik i Kinës ka këshilluar qeveritë vendore që të bëjnë përgatitjet e duhura. Shkollat dhe kopshtet duhet të punojnë për të garantuar sigurinë e fëmijëve dhe drejtuesit e mjeteve duhet të jenë të kujdesshëm për mbytjen e ujit dhe bllokimin e trafikut.

Kina ka një sistem paralajmërimi të motit me katër nivele, të koduar me ngjyra, ku e kuqja përfaqëson paralajmërimin më të rëndë, e ndjekur nga portokallia, e verdha dhe bluja. (Fatosi)