Ekspozita e parë Ndërkombëtare e Zinxhirit të Furnizimit në Kinë do të mbahet në nëntor
2023-05-21 21:27:48

foto nga CFP

Ekspozita Ndërkombëtare e Baterive dhe e Zinxhirit të Furnizimit Përkatës në Nanking të Kinës Lindore në prill 2023/ foto nga CFP

Ekspozita e parë Ndërkombëtare e Zinxhirit të Furnizimit në Kinë do të mbahet në Pekin nga 28 nëntori deri më 2 dhjetor, njoftoi Këshilli i Kinës për Promovimin e Tregtisë Ndërkombëtare.

Me një sipërfaqe ekspozite prej mbi 100.000 metra katrorë, ekspozita do të ketë zona të dedikuara për zinxhirët e furnizimit për automjetet inteligjente, bujqësinë e gjelbër, energjinë e pastër, jetesën e shëndetshme, teknologjinë digjitale dhe sektorët e logjistikës moderne, përcjell “Xinhua”.

E titulluar “Lidhja e botës për një të ardhme të përbashkët”, ekspozita është një platformë e hapur ndërkombëtare që integron disa sektorë dhe lidh ndërmarrjet e vogla, të mesme dhe të mëdha.

Po ashtu, ekspozita promovon bashkëpunimin midis industrive, institucioneve akademike dhe institucioneve kërkimore, si dhe lehtëson ndërveprimet midis ndërmarrjeve kineze dhe të huaja. (Irma)