Rritet performanca e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme mes pritshmërive të përmirësuara
2023-05-21 16:07:16

foto nga VCG

Konferenca e zhvillimit të NVM-së në qytetin Shenyang të Kinës Verilindore në prill 2023/ foto nga VCG

Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Kinë kanë ruajtur një prirje rimëkëmbjeje gjatë këtij vitit, nga një rritje e dukshme në një sërë indeksesh kryesore.

Ndërsa qeveria qendrore dhe ajo vendore kanë prezantuar politika të shumta për të ndihmuar këto ndërmarrje të rikuperohen nga ndikimi i pandemisë, performanca e tyre e biznesit u rrit dhe pritshmëritë u përmirësuan, deklaroi në një konferencë për shtyp zëvendësministri i Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit, Xu Xiaolan, citon “Xinhua”.

Indeksi i shitjeve të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme u rimëkëmb për muajin e dytë radhazi në mars, ndërsa firmat gjigante të vogla panë që rentabiliteti i tyre të arrijë në 9.6 për qind.

Firmat gjigante të vogla përfaqësojnë elitat e reja të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme që specializohen në një treg të veçantë, kanë teknologji të avancuara dhe tregojnë potencial të madh.

Xu, megjithatë, vuri në dukje se rimëkëmbja aktuale e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme nuk ka qëndrueshmëri dhe theksoi nevojën për mbështetje të shtuar për t'i ndihmuar ato të përballen me sfidat, në mënyrë që të rrisin konkurrencën dhe të nxisin zhvillimin. (Irma)