MPJ e Kinës dënon Samitin e G7-ës për spekullimet mbi çështjet rreth Kinës
2023-05-21 15:13:08

foto nga CMG

Selia e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës/ foto nga CGTN

Ministria e Punëve të Jashtme e Kinës dënoi komunikatën e liderëve të Grupit të 7 Vendeve (G7-ës) në Hiroshima si dhe dokumentet e tjera të miratuara në këtë samit, ku përmbahen komente që synojnë bërjen zhurmë mbi çështjet rreth Kinës.

Akuzat kundrejt Kinës në këto dokumente kanë të bëjnë me Detin e Kinës Lindore dhe Jugore, me situatën në ngushticën e Tajvanit, me Hong-Kongun, me Xinjiangun, Tibetin dhe me fuqinë bërthamore të Kinës. Në dokument ekziston gjithashtu edhe një kundërshtim i G7-ës ndaj çdo përjekjeje të njëanshme për ndryshimin e statusit ekzistues dhe pretendime për “shtrëngim ekonomik” që aludojnë për Kinën.

Ministria e Punëve të Jashtme e Kinës tha se dënon kategorikisht dhe kundërshton në mënyrë të vendosur akuzat dhe ka bërë demarshe serioze me Japoninë, mikpritëse e samitit dhe palëve të tjera të interesuara.

Në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës kritikohet G7-ta për ndërhyrjen në punët e brendshme të Kinës, duke thënë se Kina mbron strategjitë e saj detare dhe bërthamore dhe thekson angazhimin e saj për një sistem ndërkombëtar me në qendër OKB-në.

Në deklaratë shprehet mendimi se vendet e G7-ës duhet të fokusohen te çështjet e tyre të brendshme dhe inkurajon dialogun e bashkëpunimin, në vend të blloqeve ekskluzive dhe shtypjes së kombeve të tjera. (Wang Lei/ Laçi)