
Çatia me pllakat fotovoltaike në qytetin Huaian të Provincës Jiangsu të Kinës Lindore/ foto nga CFP
Kapaciteti i instaluar i energjisë së pastër të Kinës shënoi rritje në katër muajt e parë të vitit, treguan të dhënat nga Administrata Kombëtare e Energjisë, cituar nga “Xinhua”.
Deri në fund të prillit, kapaciteti i instaluar i energjisë së erës u rrit 12.2 për qind në bazë vjetore në afërsisht 380 milionë kilovat, ndërsa ai i energjisë diellore ishte rreth 440 milionë kilovat, një rritje në bazë vjetore prej 36.6 për qind.
Kapaciteti i instaluar i prodhimit të energjisë në vend arriti në rreth 2.65 miliardë kilovat, duke u rritur 9.7 për qind nga një vit më parë.
Kina ka rritur ndër vite investimet e saj në energjinë e rinovueshme si pjesë e angazhimit së saj për zhvillimin e gjelbër.
Gjatë periudhës janar-prill, investimi total i kompanive të mëdha të energjisë në vend në energjinë diellore u rrit 156.3 për qind në bazë vjetore në 74.3 miliardë juanë (rreth 10.6 miliardë dollarë amerikanë), treguan të dhënat.
Kina synon të arrijë kulmin e emetimeve të dyoksidit të karbonit deri në vitin 2030 dhe neutralitetin e karbonit deri në vitin 2060. (Irma)
