Ndryshimet klimaterike/ Liqenet më të mëdhenj në botë po thahen
2023-05-21 21:03:35

Liqenet (Foto Rtsh)

Liqenet (Foto Rtsh)

Ndërsa liqenet mbulojnë vetëm rreth 3% të planetit, ata mbajnë gati 90% të ujërave të ëmbla sipërfaqësore të tij të lëngshme dhe janë burime thelbësore të ujit të pijshëm, ujitjes dhe energjisë. Po ashtu ofrojnë habitate jetike për kafshët dhe bimët.

“Tharja e shumë liqeneve është dokumentuar mirë, por shkalla e ndryshimit dhe arsyet janë shqyrtuar më pak”, tha Fangfang Yao, autori kryesor i studimit dhe një studiues vizitor në Institutin Kooperativ për Kërkime në Shkenca Mjedisore në Universiteti i Kolorados Boulder.

Ndryshimet klimaterike mund të kenë një sërë ndikimesh në liqene. Më e dukshme, tha Yao, është rritja e avullimit.

Për sa i përket rezervuarëve, ndërsa gati dy të tretat pësuan humbje të konsiderueshme të ujit, por në përgjithësi pati një rritje neto për shkak të më shumë se 180 rezervuarëve të sapombushur, thuhet në raport.

Catherine O'Reilly, profesoreshë e gjeologjisë në Universitetin Shtetëror të Ilinoisit, e cila nuk ishte e përfshirë në studim, tha se ky hulumtim i ri ofron një grup të dhënash afatgjatë të dobishme që ndihmon në zbërthimin e rëndësisë relative të faktorëve që nxisin rënien e liqeneve. (Irma)