Inteligjenca artificiale/ Kompania britanike pritet të shkurtojë gati 55.000 vende pune deri në vitin 2030
2023-05-21 21:38:52

BT (Foto Msn)

BT (Foto Msn)

Kompania shumëkombëshe britanike e telekomunikacionit “BT” njoftoi planin e saj për të shkurtuar gati 55.000 vende pune deri në vitin 2030, rreth 40 për qind të fuqisë punëtore të saj globale. Sipas kompanisë, cituar nga “Xinhua”, një vendim i tillë është marrë pjesërisht edhe për shkak të përshtatjes së tij me teknologjitë e reja, duke përfshirë inteligjencën artificiale.

“BT”-ja bëri të ditur se teknologjitë e reja do të marrin një rol më të madh në fusha si trajtimi i thirrjeve dhe diagnostikimi i rrjetit, duke e bërë punën më pak intensive.

Kompania ka filluar gjithashtu ndërtimin e rrjeteve kombëtare me fibra të plotë dhe 5G dhe më pak punëtorë do të nevojiten pasi të përfundojë prezantimi.

“Duke vazhduar të ndërtojmë, të digjitalizojmë mënyrën se si ne punojmë dhe të thjeshtojmë strukturën tonë, deri në fund të viteve 2020, “BT Group” do të mbështetet në një fuqi punëtore shumë më të vogël dhe një bazë kostoje të reduktuar ndjeshëm”,- tha shefi ekzekutiv i kompanisë, Philip Jansen. (Irma)