foto nga CMG
Samiti i 1-rë Kinë-Azi Qendrore u kurorëzua me sukses të premten në qytetin Xian të provincës Shaanxi të Kinës Perëndimore, pikënisja lindore e Rrugës së Mëndafshit.
Ky është samiti i parë i mbajtur fizikisht që nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Kinës dhe vendeve të Azisë Qendrore 31 vite më parë, por gjithashtu edhe i pari që nga krijimi i mekanizmit Kinë-Azi Qendrore tre vite më parë. Opinioni ka treguar shumë vëmendje për këtë samit, por edhe kureshtje se çfarë perspektivash të reja do të hapen nga bashkëpunimi midis Kinës dhe pesë vendeve të Azisë Qendrore në situatën e re? Përgjigjja gjendet në fjalimin tematik të presidentit të Kinës Xi Jinping në këtë samit si dhe ne “Deklaratën e Xianit” apo listën e rezultateve të këtij samiti, komenton Grupi Mediatik i Kinës (CMG) në një artikull të tij.
Në fjalimin e mbajtur në këtë samit, presidenti Xi Jinping tha se ndërtimi i bashkësisë me fate të përbashkëta Kinë-Azi Qendrore, “është zgjedhja jonë historike, e bërë në kontekstin e epokës së re dhe duke u nisur nga interesat themelore e të ardhmen e ndritur të njerëzve të të gjitha vendeve”.
Si të ndërtohet një komunitet me një të ardhme të përbashkët në epokën e re? Përgjigjja e palës kineze është “ndihma e ndërsjellë, zhvillimi i përbashkët, siguria e përgjithshme dhe miqësia brez pas brezi”. Si të nxitet bashkëpunimi midis dy palëve? Kina propozon forcimin e ndërtimit të mekanizmave, zgjerimin e marrëdhënieve ekonomiko-tregtare, thellimin e ndërlidhshmërisë, shtimin e bashkëpunimit në fushën e energjisë, nxitjen e inovacionit të gjelbër, ngritjen e aftësisë së zhvillimit si dhe forcimin e dialogut midis qytetërimeve dhe mbrojtjes së paqes rajonale. Kjo është një “rrugëzgjidhje kineze”, tërësore, e përqendruar dhe sistematike, komenton CMG-ja. Për konkretizimin e saj, nisma “Një brez, një rrugë” është lidhja më e fuqishme për të forcuar bashkëpunimin mes Kinës dhe Azisë Qendrore.
Dhjetë vite më parë, në Azinë Qendrore u paraqit nisma “Një brez, një rrugë”. Sot, pala kineze thekson se vendet e këtij rajoni do të vazhdojnë të jenë në pararojë të bashkëpunimit nën kornizën e kësaj nisme, për të konkretizuar nismën e zhvillimit global dhe duke çliruar plotësisht mundësitë e bashkëpunimit tradicional në ekonomi, tregti, kapacitet prodhues, energji, komunikacion etj. Arritje të reja kërkohen edhe në fushat financiare, bujqësore, zbutjen e varfërisë, pakësimin e shkarkimit të karbonit, të mjekësisë e shëndetësisë si dhe të inovacionit digjital. Duke vlerësuar nismën “Një brez, një rrugë”, presidenti i Kazakistanit, Kassym-Jomart Tokayev tha: “Ne favorizohemi nga marrëdhënia jonë me Kinën. Prandaj do të bëjmë çmos për ta nxitur më tej këtë bashkëpunim.”
Azia Qendrore ndodhet në qendër të kontinentit euroaziatik, ndërsa mekanizmi Kinë-Azi Qendrore u përket jo vetëm këtyre gjashtë vendeve, por është i hapur edhe për botën. Aktualisht, bota po përjeton një periudhë te trazirash dhe ndryshimesh. Disa vende perëndimore po provokojnë përçarje dhe kundërvënie në Azinë Qendrore, gjë që ka dëmtuar seriozisht zhvillimin shoqëror dhe ekonomik të vendeve të rajonit. Përballë kësaj situate të ndërlikuar dhe serioze, bashkëpunimi i hapur dhe gjithëpërfshirës mes Kinës dhe pesë vendeve të Azisë Qendrore do të t’i sjellë rajonit dhe botës ndikime pozitike, duke shërbyer si shembull për bashkëpunimin mes vendeve në zhvillim, komenton CMG-ja.
Bashkëpunimi midis Kinës dhe vendeve të Azisë Qendrore nuk është kundrejt asnjë pale të tretë, as nuk kufizohet nga palë të treta. Këto vende nuk formojnë "rrethin e vogël" të mbyllur dhe kundërshtojnë politikën e blloqeve si dhe kundërvëniet e Luftës së Ftohtë. Këto janë pikërisht ajo energji pozitive, për të cilën ka nevojë bota, përfundon CMG-ja komentin e tij.