Xi, mesazh urimi për kremtimet me rastin e 100- vjetorit të Rehabilitimit Ndërkombëtar
2023-05-21 19:43:06

foto nga CFP

Ekspozita e Rehabilitetit Ndërkombëtar në Pekin/ foto nga CFP

Presidenti i Kinës Xi Jinping i dërgoi të dielën një mesazh urimi ceremonisë kremtuese të 100-vjetorit të Rehabilitimit Ndërkombëtar.

Me rastin e Ditës së 33-të Kombëtare të Ndihmës së Personave me Aftësi të Kufizuara, Xi shprehu urimet e tij për të gjithë individët me aftësi të kufizuara, të afërmve të tyre si dhe personelit që u shërben atyre në mbarë vendin. Ai shprehu gjithashtu falenderime për të gjitha organizatat dhe personalitetet e qarqeve të ndryshme, që tregojnë përkujdesje dhe përkrahje për kauzën e fuqizimit të personave me aftësi të kufizuara në Kinë.

Rehabilitimi Ndërkombëtar është një organizatë ndërkombëtare me ndikime të mëdha në kauzën e personave me aftësi të kufizuara dhe ka bërë përpjekje të paepura në mbrojtjen e dinjitetit të këtyre individëve, në garantimin e të drejtave të tyre dhe në përmirësimin e mirëqenies së tyre, tha Xi, duke shtuar se Kina përkrah aktivisht punën e kësaj organizate.

Kina ka treguar vëmendje të veçantë për mirëqenien e personave me aftësi të kufizuara në vend, tha Xi, duke theksuar se vendi do të vazhdojë të përmirësojë sigurimin shoqëror dhe sistemin e shërbimeve për këta persona dhe do të nxitë zhvillimin e gjithanshëm të programeve përkatëse.

Kina dëshiron të bashkëpunojë me të gjitha vendet në botë për nxitjen e shkëmbimeve dhe bashkëpunimit ndërkombëtar për personat me aftësi të kufizuara dhe për shëndetin e mirëqenien e njerëzimit, tha Xi.

Kremtimet me rastin e 100- vjetorit të Rehabilitetit Ndërkombëtar nisën të dielën në Pekin. (Wang Lei/ Laçi)