Kina zbulon superkompjuterin rival të ChatGPT
2023-05-21 16:02:19

foto nga VCG

foto nga VCG

Kina lançoi një model të inteligjencës artificiale të mundësuar nga superkompjuterët vendas dhe platformat inteligjente të informatikës, në kuadër të angazhimit për të përshpejtuar zhvillimin e inteligjencës artificiale, citon “China Daily”.

Modeli kompjuterik është trajnuar për grupe të dhënash të mëdha kineze dhe do të ndihmojë në promovimin e aplikimit të platformave vendase heterogjene të superkompjuterisë në produktet dhe shërbimet e inteligjencës artificiale, bëri të ditur zhvilluesi i tij, Qendra Kombëtare e Superkompjuterisë në Tianjin.

Qendra Tianjin po ndërton prototipin e superkompjuterit ekzakal, Tianhe-3, i cili do të trajtojë më shumë se 1 kuintilion operacione në sekondë.

Qendra lançoi Tianhe-1 në tetor 2010, i cili është superkompjuteri i parë petaskal i Kinës i aftë për të kryer mesatarisht mbi 2.5 kuadrilionë operacione në sekondë, sipas qendrës Tianjin.

“Ky model madhor i qendrës ka parë rreth 350 miliardë argumente gjatë trajnimit, me grupe të dhënash kineze që mbulojnë të dhëna trajnimi me burim të hapur, romane kineze, literaturë antike, enciklopedi, lajme, si dhe grupe të dhënash të ndryshme në fusha profesionale si mjekësia tradicionale kineze, ligji dhe kujdesin shëndetësor”,- thuhet në një deklaratë të qendrës Tianjin. (Irma)