Presidenti i Asamblesë së OKB-së shpreh shqetësime për përshkallëzimin e ndikimit të fatkeqësive
2023-05-21 22:06:16

foto nga CFP

Presidenti i sesionit të 77-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së (UNGA), Csaba Korosi /foto nga CFP

Presidenti i sesionit të 77-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së (UNGA), Csaba Korosi, shprehu shqetësime të mëdha për ndikimin e përshkallëzuar të fatkeqësive në mbarë botën, duke zbuluar se numri i të prekurve nga fatkeqësitë është rritur me 80-fish që nga viti 2015, shkruan “Xinhua”.

Në segmentin hapës të një takimi të nivelit të lartë mbi Rishikimin Afatmesëm të Kornizës për Reduktimin e Rrezikut nga Fatkeqësitë 2015-2030, Korosi theksoi ndërlidhjen e fatkeqësive dhe nevojën urgjente për veprim kolektiv.

foto nga CFP

Pamja pas tërmetit në Turqi/ foto nga CFP

Korosi vuri në dukje se ngjarjet e fundit, si tërmetet në Turqi dhe Siri, si dhe cikloni shkatërrues “Mocha” në Mianmar dhe Bangladesh, kanë treguar se katastrofat nuk njohin kufij.

Trajtimi i rreziqeve nga fatkeqësitë dhe rritja e qëndrueshmërisë është bërë një prioritet për të gjitha vendet, pavarësisht vendndodhjes së tyre gjeografike, shtoi ai.

Korosi bëri thirrje për një rivlerësim themelor të proceseve dhe sistemeve të vendimmarrjes. Ai theksoi nevojën për të harmonizuar veprimet globale me natyrën e kufizuar të burimeve natyrore dhe për të llogaritur kostot e vërteta të zgjedhjeve të vendeve.

Banorët e prekur nga cikloni shkatërrues “Mocha” në Mianmar/ foto nga CFP

Korosi theksoi gjithashtu rëndësinë e zhvendosjes nga qasjet e orientuara nga fitimi drejt zhvillimit gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm.

Ai theksoi se parashikimi i rreziqeve, përgatitja, parandalimi dhe reagimi i shpejtë janë hapa jetik drejt ndërtimit të një të ardhmeje elastike. (Irma)