MJ: Samiti, një gur i ri kilometrik në marrëdhëniet midis Kinës dhe Azisë Qendrore
2023-05-20 14:55:09

foto nga

Qin Gang, ministri i Jashtëm dhe njëherësh anëtari i Këshillit të Shtetit të Kinës dha një intervistë për shtyp rreth Samitit Kinë-Azi Qendrore/ foto nga Xinhua

Gjatë një interviste rreth Samitit Kinë-Azi Qendrore, që u kurorëzua me sukses të premten në qytetin Xian të Kinë Perëndimore, Qin Gang, ministri i Jashtëm dhe njëherësh anëtari i Këshillit të Shtetit të Kinës tha krijimi i bashkësisë me fatet e përbashkëta, më të ngushtë midis Kinës dhe Azisë Qendrore, është rezultati më i rëndësishëm politik i këtij samiti.

Ministri i Jashtëm i Kinës theksoi se ky është samiti i parë gjatë 3 vjetëve pas krijimit të mekanizmit Kinë-Azi Qendrore dhe është një monument në historinë e marrëdhënieve midis Kinës dhe Azisë Qendrore. Në fjalimin e tij të mbajtur në këtë samit, presidenti i Kinës Xi Jinping paraqiti propozimin prej katër pikash mbi ndërtimin e Azisë Qendrore, theksoi përmbajtjen e katër pikave në ndërtimin e bashkësisë me fatet e përbashkëta Kinë-Azi Qendrore dhe paraqiti tetë sugjerime për nxitjen e bashkëpunimit të Kinës me vendet e Azisë Qendrore. Kjo është hera e parë në epokën e re që lideri më i lartë i Kinës i shtjelloi botës politikën e jashtme të Kinës në Azinë Qendrore, në mënyrë tërësore, të përqindruar dhe sistematike. Këto propozime kanë gjetur jehonë e ngrohtë në krerët e vendeve të Azisë Qendrore dhe do të shërbejnë si udhërrëfyes për forcimin e bashkësisë me fatet e përbashkëta të Kinës dhe të Azisë Qendrore.

Gjatë samitit, Kina dhe pesë vendet e Azisë Qendrore arritën shtatë dokumente dypalëshe dhe shumëpalëshe, përfshirë "Manifesti i Samitit Kinë-Azi Qendrore në Xian", Listën  e Rezultateve të Samitit Kinë-Azi Qendrore etj. dhe nënshkruan mbi 100 marrëveshje bashkëpunimi në fusha të ndryshme. Këto rezultate do të ushtrojnë ndikime të papara.

Kreu i diplomacisë kineze theksoi gjithashtu se bashkëpunimi midis Kinës dhe vendeve të Azisë Qendrore nuk është kundrejt asnjë pale të tretë, as nuk kufizohet nga pala e tretë. Të dyja palët nuk formojnë "rrethin e vogël" të mbyllur dhe kundërshtojnë politikën e bllokut si dhe kundërvëniet e Luftës së Ftohtë, por do të qendrojnë gjithmonë në anën e drejtë të historisë, në drejtimin e përparuar të qytetëzimit dhe do të përballojnë sfidat e përbashkëta globale e nxitin paqen e zhvillimin e përbashkët. (Wang Lei/ Laçi)