Xi, telegram urimi presidentit të Timorit Lindor për Ditën Kombëtare
2023-05-20 17:35:12

foto nga VCG

foto nga VCG

Presidenti i Kinës Xi Jinping i dërgoi të shtunën një mesazh urimi homologut të tij të Timorit Lindor, José Ramos-Horta, me rastin e 21-vjetorit të shpalljes së Republikës Demokratike të Timorit Lindor.

Xi vuri në dukje se gjatë 21 viteve, Timori Lindor ka bërë përparim të vazhdueshëm në rrugën e lulëzimit dhe modernizimit të vendit. Kina dhe Timori Lindor kanë një miqësi të thellë dhe pala kineze e ka konsideruar gjithmonë atë si fqinj, mik dhe partner të mirë, duke vazhduar t’i ofrojë mbështetje dhe ndihmë të sinqertë për zhvillimin e lulëzimin e vendit. “I kam kushtuar rëndësi të madhe zhvillimit të marrëdhënieve me Timorin Lindor dhe jam i gatshëm që të punoj bashkërisht me ju, për të nxitur fqinjësinë e mirë dhe partneritetin e gjithanshëm me leverdi reciproke dhe besimin e ndërsjellë mes dy vendeve.” – shkruan Xi.

Po këtë ditë, kryeministri i Kinës Li Qiang i dërgoi një telegram urimi kryeministrit të Timorit Lindor, Taur Matan Ruak. 

Ndërkohë, Qin Gang, anëtari i Këshillit të Shtetit të Kinës dhe njëherësh ministër i Jashtëm, i dërgoi një telegram urimi kryediplomates së Timorit Lindor, Adaljiza Magno.

Kina është ndër vendet e para që vendosën marrëdhënie diplomatike me Timorin Lindor dhe të dy vendet kanë ruajtur komunikimin dhe bashkërendimin e mirë në çështjet ndërkombëtare, theksohet në telegramin e urimit të ministrit të Jashtëm kinez. (Wang Lei/ Laçi)