Xi, mesazh urimi Samitit të Lidhjes Arabe
2023-05-20 14:59:37

foto nga CFP

foto nga CFP

Duke vënë në dukje se Lidhja Arabe ka bërë përpjekje të gjata për bashkimin e vetëforcimin e botës arabe dhe për nxitjen e paqes, stabilitetit e zhvillimit të Lindjes së Mesme, Xi tha se gëzohet duke parë hapat e mëtejshme dhe rezultatet e reja të vendeve arabe në rrugën drejt solidaritetit dhe vetëforcimit. Ai vlerësoi edhe kontributin e Arabisë Saudite, si forcë e rëndësishme e shumëpolarizimit të botës, për forcimin e solidaritetit dhe të bashkërendimit të vendeve arabe dhe për mbrojtjen e paqes e stabilitetit të rajonit.

Xi theksoi se miqësia tradicionale kino-arabe vazhdon prej mijëra vitesh dhe është forcuar gjithnjë e më tej. Vitet e fundit, të dyja palët kanë zhvilluar pandërprerë partneritetin strategjik dhe kanë pasur rezultate frytdhënëse, duke shërbyer si shembull i bashkëpunimit Jug-Jug me leverdi të ndërsjellë dhe me përfitime të përbashkëta. Dhjetorin e kaluar, Samiti i 1-rë Kinë-Vendet Arabe u zhvillua me sukses në Rijad dhe liderët e dy palëve ranë dakord të krijojnë me të gjitha forcat e përbashkëta krijimin e bashkësisë me fate të përbashkëta midis Kinës dhe vendeve arabe, gjë që konsiderohet si gur kilometrik i zhvillimit të marrëdhënieve kino-arabe. Ndërsa për të ardhmen, pala kineze është e gatshme të përpiqet bashkërisht me vendet arabe për të zhvilluar më tej frymën miqësore kino-arabe, të konkretizojnë rezultatet e Samitit Kino-Arab, të çojnë përpara partneritetin strategjik mes tyre dhe hapur një kapitull të ri miqësie mes palëve. (Wang Lei/ Laçi)