OBSH bën thirrje për përpjekje të përbashkëta për të reduktuar barrën e hipertensionit në Afrikë
2023-05-20 15:35:12

Obsh (Foto Punjabnewsexpress)

Obsh (Foto Punjabnewsexpress)

OBSH bën thirrje për përpjekje të përbashkëta për të reduktuar barrën e hipertensionit në Afrikë

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) u bëri thirrje palëve të interesuara të bashkëpunojnë dhe të forcojnë luftën kundër hipertensionit në Afrikë.

Matshidiso Moeti, drejtoresha rajonale e OBSH-së për Afrikën, tha se adresimi i hipertensionit kërkon një qasje të shumanshme që përfshin individët, komunitetet dhe qeveritë që punojnë së bashku, shkruan “Xinhua”.

“Ne duhet të punojmë së bashku për t'u bashkuar me përpjekjet globale për të trajtuar hipertensionin dhe pasojat e tij shëndetësore”,- tha Moeti në një deklaratë të publikuar në Nairobi, kryeqyteti i Kenias, në kuadër të Ditës Botërore të Hipertensionit.

Sipas Moetit, në rajonin e Afrikës, rreth 40 për qind e të rriturve të moshës 30-79 vjeç janë me hipertension dhe vetëm një e katërta e tyre marrin ilaçe.

Ajo u bëri thirrje qytetarëve afrikanë që të kontrollojnë rregullisht presionin e gjakut dhe ata që gjenden me nivele të larta t'u përmbahen medikamenteve të përshkruara nga mjekët.

Moeti u kërkoi gjithashtu qeverive në Afrikë të udhëheqin rrugën duke zbatuar angazhimet e tyre përmes politikave dhe programeve që trajtojnë shkaqet rrënjësore të hipertensionit, të promovojnë mjedise të shëndetshme dhe të përmirësojnë aksesin në shërbimet e kujdesit shëndetësor. (Irma)