Kiliçdaroglu: Nëse zgjidhem president, do të dëboj 10 milionë refugjatë
2023-05-20 16:02:58

foto nga CFP

Kandidati presidencial i opozitës turke, Kemal Kiliçdaroglu/ foto nga CFP

Kandidati presidencial i opozitës turke, Kemal Kiliçdaroglu, u zotua se do të dëbonte 10 milionë refugjatë nëse zgjidhej president i Turqisë, në balotazhin e 28 majit.

“Sapo të vij në pushtet, do t’i kthej të gjithë refugjatët në shtëpitë e tyre”, tha Kiliçdaroglu, duke e cilësuar balotazhin si një çështje mbijetese për Turqinë, përcjell “ATSH”.

“Nëse presidenti aktual Recep Tayyip Erdogan rizgjidhet, atëherë 10 milionë azilkërkues të tjerë do të mbërrijnë në Turqi”, tha Kiliçdaroglu në një fjalim në Ankara.

Sipas OKB-së, në Turqi ka 3.9 milionë refugjatë, përfshirë ata nga Siria fqinje.

Kiliçdaroglu akuzoi Erdoganin se po komprometonte sigurinë kufitare të Turqisë.

Duke supozuar manipulim të të dhënave në votime, Kiliçdaroglu tha se planifikon të vendosë deri në një milion vëzhgues zgjedhjesh në qendrat e votimit gjatë balotazhit. (Irma)