
foto nga CFP
Hu Jinglin, kreu i Administratës Kombëtare të Sigurisë së Kujdesit Shëndetësor, deklaroi se midis viteve 2018 dhe 2022, mbulimi i skemave bazë të sigurimit mjekësor të vendit ishte në rreth 95 për qind të popullsisë totale.
Sipas tij, përpjekjet e autoriteteve për të pasur më shumë ilaçe për trajtimin e kancerit dhe sëmundjeve të rralla të rimbursueshme sipas programeve të sigurimit mjekësor me çmime të arsyeshme, u kanë kursyer pacientëve mbi 500 miliardë juanë (rreth 71.46 miliardë dollarë amerikanë) në kosto.
Hu vuri në dukje gjithashtu se gjatë pesë viteve të fundit, autoritetet përkatëse mbajtën një qasje të ashpër për mbikëqyrjen e fondeve dhe kryerjen e inspektimeve në forma të ndryshme, duke përfshirë kontrolle të rastësishme dhe rutinë dhe fushata të veçanta mbikëqyrjeje.
Ai tha se administrata do të forcojë përpjekjet e mbikëqyrjes, duke përfshirë goditje të posaçme ndaj mashtrimit në përdorimin e fondeve dhe do të inkurajojë të gjithë shoqërinë të marrë pjesë në mbikëqyrje.
