Çmimet javore të produkteve bujqësore në Kinë shënuan ulje
2023-05-20 16:14:50

foto nga VCG

foto nga VCG

Gjatë kësaj periudhe, indeksi i çmimeve të shitjes me shumicë të produkteve bujqësore kineze ra në 124.53, duke rënë me 0.44 pikë në bazë javore dhe duke rënë 3.15 pikë nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Çmimi mesatar i shitjes me shumicë i mishit të derrit ra me 0.6 për qind në javë në 19.56 juanë (rreth 2,8 dollarë amerikanë) për kg. Çmimi ra 2.4 për qind në bazë vjetore, zbuluan të dhënat.

Çmimi mesatar i shitjes me shumicë i 19 perimeve kryesore u rrit me 0.5 për qind nga një javë më parë, dhe ai për gjashtë lloje kryesore të frutave u rrit me 2.3 për qind në javë.

Indeksi i çmimeve me shumicë është përpiluar në bazë të të dhënave nga mbi 200 tregje bujqësore me shumicë. Ai përditësohet çdo ditë bazuar në mesataren e ponderuar të indekseve të çmimeve për mallrat, duke përfshirë perimet, frutat, produktet ujore dhe produktet blegtorale. (Irma)