CMG-ja: Çfarë po ndodh me bankat amerikane?
2023-05-19 18:16:25

Me falimentimin e bankës amerikane “First Republic Bank”, brenda dy muajsh në ShBA tre banka kanë shpallur falimentimin e tyre, të cilat renditeshin përkatësisht në vendin e 16-të, të 29-të dhe 14-të në listën e bankave tregtare amerikane.


Por kriza ende po përhapet. Tani askush nuk e di se cila do të jetë banka tjetër që do të falimentojë.


Për shumë njerëz, shpërthimi i krizës financiare në ShBA ndoshta është një flakë e vogël, por kriza e mbikëqyrjes financiare në këtë vend është shumë urgjente.

 

Disa ditë para falimentimit të “First Republic Bank”, Fed-i dhe Korporata Federale e Sigurimit të Depozitave (FDIC) publikuan raportet mbi dy bankat e falimentuara, “Silicon Valley Bank” dhe “First Republic Bank”,  dhe fjala kyçe në këto raporte ishte: dështim i mbikëqyrjes.


Prej kohësh, sektori bankar i ShBA-së ka qenë i njohur për sistemin e pjekur dhe serioz rregullator. Por tani, shenjat tregojnë që sektori bankar ka një problem në thelbin e tij.


Detyra e FDIC-së është ruajtja e bazës financiare. Në gjendje normale, niveli i kompensimit nga FDIC-ja ka një cak dhe humbjet mbi këtë cak nuk paguhen prej saj.


Por sivjet gjendja është ndryshe. Më 2023, i ashtuquajturi proces i çdollarizimit është shpejtuar dhe, pas masave masive të lehtësimit, besimi i njerëzve te dollari amerikan ka rënë në një pikë shumë të ulët. Kështu, pas shembjes së “Silicon Valley Bank”, me synim që të ruhej besimi te sektori bankar, FDIC-ja premtoi kompensim të plotë për të gjitha llogaritë e kësaj banke.


Por brenda një kohe të shkurtër, falimentuan tre banka dhe, kohët e fundit, edhe “Western Alliance Bank” dhe “Western Pacific Bank” po përballen me rrezikun e mbylljes. Krahas kësaj, tani në ShBA numri i bankave që përballen me rrezikun e falimentimit është afro 190 dhe numri i bankave amerikane me vlerë asetesh më të paktë se borxhi ka arritur në 2315.


Kriza ende është larg përfundimit. Në kohën e krizës, ShBA-ja ka bërë mbikëqyrje të dobët. Në fakt, kjo gjendje është përcaktuar që kur është formuar sistemi mbikëqyrës bankar. Si organi mbikëqyrës mbi të gjitha institucionet kryesore financiare, Fed-i ka të drejtën e vendimmarrjes rregullatore për tërë sistemin bankar, por Fed-i shumë rrallë merr pjesë drejtpërdrejt në mbikëqyrjen mbi bankat rajonale, dhe për punët konkrete përgjigjen nga 12 degët lokale të Fed-it. Për këtë shkak, Fed-i nuk e di qartë gjendjen e bankave lokale.


Për shembull, “Silicon Valley Bank” është nën mbikëqyrjen nga Fed SF, por dy të tretat e anëtarëve të bordit drejtues janë zgjedhur dhe emëruar nga bankat në këtë rajon dhe vetë Fed SF.


Rezultati është që para shembjes së saj, “Silicon Valley Bank” ishte vlerësuar në gjendje të kënaqshme.


Çdo herë kur shpërthejnë krizat, institucionet mbikëqyrëse, të nxitura nga kapitali,  kanë prishur rregullat e caktuara. Rezultati është që i gjithë sistemi ka ecur mbrapsht dhe prandaj ka ndodhur dallga e falimentimit në ShBA.