Presidenti kinez parashtron kursin për bashkëpunimin Kinë-Azi Qendrore
2023-05-19 17:53:24

Presidenti kinez Xi Jinping parashtroi të premten kursin për bashkëpunimin Kinë-Azi Qendrore në epokën e re, në një takim të rëndësishëm me udhëheqësit e pesë vendeve të Azisë Qendrore.


Në fjalimin e vet kryesor në Samitin Kinë-Azi Qendrore në Xian të provincës Shaanxi të Kinës Veriperëndimore, Xi bëri një propozim prej tetë pikash, që shkojnë nga zgjerimi i lidhjeve ekonomike deri në forcimin e shkëmbimeve kulturore dhe mbrojtjen e paqes rajonale.


Kina është e gatshme ta përdorë samitin si një mundësi dhe të punojë nga afër me vendet e Azisë Qendrore, për të siguruar që bashkëpunimi Kinë-Azi Qendrore të planifikohet mirë, të zbatohet efektivisht dhe të përparojë vazhdimisht, theksoi Xi.


Sipas kreut të shtetit kinez, për të forcuar mekanizmat e bashkëpunimit, Kina propozon formimin e mekanizmave të takimeve dhe dialogut për industrinë dhe investimet, bujqësinë, transportin, menaxhimin i emergjencave, arsimin dhe çështjet e partive politike.


Në lidhje me përmirësimin e ndërlidhshmërisë, Kina do të rritë vëllimin e mallrave ndërkufitare, do të mbështesë ndërtimin e një korridori ndërkombëtar të transportit ndërkufitar që përfshkon detin Kaspik, do të përshpejtojë përmirësimin e porteve, do të zhvillojë qendrat e trenit të mallrave Kinë-Evropë dhe do të inkurajojë bizneset për të ndërtuar magazina në vendet e Azisë Qendrore.


Në lidhje me bashkëpunimin energjetik, Kina propozon krijimin e një partneriteti Kinë-Azi Qendrore për zhvillimin e energjisë, përshpejtimin e ndërtimit të linjës D të gazsjellësit Kinë-Azi Qendrore, rritjen e tregtisë së naftës e gazit, zhvillimin e bashkëpunimit energjetik anembanë zinxhirit industrial e nxitjen e bashkëpunimit në energjinë e re dhe përdorimin paqësor të energjisë bërthamore.


Kina është e gatshme të nxisë bashkëpunimin në inovacionin e gjelbër me vendet e Azisë Qendrore, tha Xi, duke përmendur trajtimin e tokës, ujitjen e efektshme dhe ngritjen e bizneseve të teknologjisë së lartë dhe parqeve të teknologjisë së informacionit në Azinë Qendrore.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Për të forcuar kapacitetet e zhvillimit, Kina do të formulojë plane për bashkëpunimin me vendet e Azisë Qendrore në uljen e varfërisë nëpërmjet shkencës e teknologjisë, vuri në dukje presidenti kinez. Bizneset e financuara nga Kina do të inkurajohen për të krijuar më shumë vende pune në vendet e rajonit. Kina do të jaopë 26 miliardë juanë (rreth 3.72 miliardë dollarë) mbështetje financiare dhe ndihmë falas për vendet e Azisë Qendrore.


Në lidhje me shkëmbimet kulturore, Kina do të ftojë vendet e Azisë Qendrore të marrin pjesë në programin e Rrugës Kulturore të Mëndafshit, do të ndërtojë më shumë qendra të mjekësisë  tradicionale dhe do të nxisë funksionimin e trenave të posaçëm për turizmin kulturor, u shpreh Xi.


Ai theksoi gjithashtu se Kina është e gatshme që të ndihmojë vendet e Azisë Qendrore të përmirësojnë zbatimin e ligjit e sigurinë dhe në forcimin e kapaciteteve të mbrojtjes, për të mbrojtur paqen rajonale. Duhet të bëhen gjithashtu përpjekje për të përdorur mirë mekanizmin e koordinimit ndërmjet fqinjëve të Afganistanit dhe për të nxitur së bashku paqen dhe rindërtimin në Afganistan.