Borxhi familjar i ShBA-së shënon rekord
2023-05-19 14:20:21

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Sipas njoftimeve të uebsajtit amerikan "Fox Business", të hënën Banka e Rezervës Federale e Nju-Jorkut publikoi një raport ku vihet në dukje se, nën ndikimin e inflacionit të lartë, në tremujorin e parë të këtij viti borxhi familjar në ShBA shënoi një rekord të ri të lartë dhe gjithnjë e më shumë familje kanë mbetur prapa me pagimin e kredive.

Sipas të dhënave, në tremujorin e parë të sivjetshëm vlera e përgjithshme e borxhit familjar në ShBA arriti në 17.05 trilionë dollarë, duke u rritur 0.9 % në krahasim me tremujorin e mëparshëm dhe 2.9 trilionë dollarë më shumë se në fundin e vitit 2019, para shpërthimit të pandemisë së COVID-19.

Rritja e borxhit familjar në ShBA pasqyrohet në disa aspekte. Në fund të marsit, kreditë hipotekore u shtuan me 121 miliardë dollarë dhe arritën në 12.04 trilionë dollarë. Në tremujorin e parë kreditë për automjete u shtuan me 10 miliardë dollarë,  ndërsa kreditë për studentët patën një rritje të lehtë dhe arritën në 1.6 trilionë dollarë. (Fani)