
Foto nga VCG
Kina do të shtojë përpjekjet për të zhvilluar video me definicion ultra të lartë dhe do të shqyrtojë një sërë politikash të reja për të promovuar zhvillimin me cilësi të lartë të industrisë së videove, me fokus në pasurimin e skenarëve të aplikimit të videove UHD dhe forcimin e integrimit me një gamë të gjerë të industrive, thanë zyrtarët dhe ekspertët. Shkalla e përgjithshme e industrisë së videove UHD në Kinë tejkaloi 3 trilionë juanë (431.6 miliardë dollarë) deri në fund të vitit të kaluar, sipas një libri të bardhë të publikuar nga Qendra Kineze për Zhvillimin e Industrisë së Informacionit, në Pekin, gjatë Konferencës Botërore Industriale Video UHD 2023, e cila u mbajt javën e kaluar në Guangzhou, në provincën Guangdong.
Aktualisht, në Kinë ka tetë kanale televizive 4K UHD dhe dy kanale televizive 8K. UHD është një term që përfshin dy rezolucione video - 4K dhe 8K - me rezolucion 8K, një imazh ose ekran rreth 8000 piksel, aktualisht rezolucioni më i lartë UHD në televizionin digjital dhe kinematografinë digjitale.
Kina ka bërë përparim të rëndësishëm në zhvillimin e teknologjisë së videove UHD në vitet e fundit, me zbulime dhe aplikime industriale të arritura në kamerat 8K UHD, monitorët 8K, sensorët e imazhit 8K dhe lentet optike, thuhet në librin e bardhë.
Integrimi i thelluar i videos UHD me 5G, inteligjencën artificiale, realitetin virtual dhe teknologjitë e tjera të informacionit të gjeneratës së re ka sjellë një numër të madh skenarësh të rinj, aplikacione të reja dhe modele të reja, duke u bërë një forcë e rëndësishme lëvizëse për forcimin e transformimit digjital dhe industrive të ndryshme.
“Kina do të rrisë mbështetjen e politikave dhe do të nxjerrë masa të reja për të nxitur zhvillimin e industrisë së videove. Duhen bërë më shumë përpjekje për të evidentuar rolin e ndërmarrjeve udhëheqëse për të krijuar një ekosistem industrial UHD dhe për të krijuar grupime të diferencuara të industrisë video me karakteristika dalluese në të gjithë vendin”,- tha Zhao Zhiguo, kryeinxhinier në Ministrinë e Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit.
Ai bëri thirrje gjithashtu për më shumë angazhim për të përshpejtuar përmirësimin e zinxhirëve industrialë, për të promovuar digjitalizimin e transmetimeve, televizionit dhe prodhimit të videos, thellimin e integrimit dhe aplikimit të teknologjisë video në fusha kyçe, si dhe zgjerimin e shkëmbimeve dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.
Ministria ka nxjerrë një sërë politikash për të mbështetur industrinë UHD dhe ka përshpejtuar ndërtimin e rrjeteve gigabit, qendrave digjitale dhe infrastrukturës tjetër të re.

Foto nga VCG
Zhao theksoi se Kina ka marrë një udhëheqje globale në prodhimin e përmbajtjes video 8K me fuqi 5G dhe videot UHD kanë përshpejtuar integrimin me teknologjitë 5G dhe inteligjencës artificiale, me aplikime të gjera në sektorë si prodhimi, kultura, arsimi, argëtimi, kujdesi shëndetësor dhe transporti inteligjent.
“Kina është në pararojë globale në sektorin e ekraneve gjysmëpërçues, që është një lidhje kryesore e industrisë globale UHD dhe përbën më shumë se 70 për qind të prodhimit global të ekraneve të mëdhenj, duke u renditur e para në mbarë botën”,- tha Wang Cheng, shefi operativ i gjigantit kinez të pajisjeve shtëpiake “TCL Technology Group”, duke shtuar se vendi është bërë baza më e madhe në botë e prodhimit të paneleve.
“Ekonomia e Kinës po rimëkëmbet gradualisht dhe konsumi po rritet me shpejtësi. Industria UHD do të hapë një fazë të re zhvillimi, e nxitur nga rritja e shpejtë e ekraneve të montuara në automjete, telefonave inteligjentë të palosshëm, metaverses, kujdesit shëndetësor inteligjent dhe shitjes me pakicë inteligjente”,- tha Wang.
Ai bëri thirrje për krijimin e aleancave të industrisë UHD për të mbrojtur stabilitetin e zinxhirit industrial të ekraneve gjysmëpërçues dhe për të bërë përparime në teknologjitë, materialet dhe pajisjet kryesore.
“Ndërsa hyjmë në një epokë të re të rrjeteve digjitale, inteligjencës artificiale dhe UHD, “Sony” shpreson të vazhdojë të ndihmojë industrinë e videove UHD në Kinë që të lulëzojë përmes teknologjisë, produkteve dhe përvojës së saj në industri”,- deklaroi Takeshi Yoshida, president i “Sony Ltd” në Kinë.
Yoshida tha se kompania ka krijuar zgjidhje të plota në fushat e xhirimit dhe redaktimit profesional, me cilësi të lartë, transmetimit me vonesë të ulët, ekraneve të të mëdhenj të nivelit të lartë dhe argëtimit audio-vizual në celular dhe në shtëpi.
“Në tregun kinez me rëndësi strategjike, “Sony” është e përkushtuar të punojë ngushtë me të gjithë partnerët për të prezantuar vazhdimisht teknologji, produkte dhe zgjidhje novatore dhe me vlerë të lartë të shtuar që plotësojnë pritshmëritë e tregut dhe industrisë kineze”,- tha ai.
Dong Min, zëvendëssekretari i përgjithshëm i Shoqatës së Industrisë së Videove në Kinë, tha se Lojërat Olimpike Dimërore Pekin 2022 dhe vendosja e teknologjisë super të shpejtë 5G ka bërë të mundur transmetimin e përmbajtjes 8K dhe ka forcuar shitjet e televizorëve 8K dhe prodhimin e përmbajtjeve të lidhura me 8K.
“Teknologjia e telekomunikacionit “wireless” 5G mund të zgjidhë problemet e transmetimit të përmbajtjes, kompresimit dhe dekodimit për ekranet 8K UHD dhe të ofrojë zgjidhje për fusha të ndryshme që mbulojnë argëtimin, imazhet mjekësore, transmetimin, monitorimin e sigurisë dhe edukimin në distancë”,- tha Ai Weiqi, menaxher i kërkimit të elektronikës së konsumit konsulencën e tregut “All View Cloud”, me qendër në Pekin.
