Fondet fiskale gjenerojnë një vrull të ri ekonomik për vitalizimin rural
2023-05-19 16:06:26

Ekspertët thonë se gjatë tre viteve të fundit ekonomia e Kinës ka ruajtur një performancë të qëndrueshme dhe të shëndoshë falë ofertave të qëndrueshme të fondeve fiskale, veçanërisht obligacioneve për qëllime të veçanta. Kjo mund të shihet pjesërisht nga rritja e shpejtë e investimeve në infrastrukturë. Sipas specialistëve, fondet fiskale si obligacionet speciale të qeverisë vendore shërbyen si një pikë kyçe e manovrave makro-ekonomike në përballimin e goditjeve nga pandemia dhe mbajtjen e qëndrueshme të rritjes së përgjithshme.

CFP

CFP

Fondet fiskale gjenerojnë një vrull të ri ekonomik për vitalizimin rural

Me bizneset që po rimëkëmben gjerësisht dhe në mënyrë aktive që nga janari, rritja e Kinës po përshpejtohet nga ndikimi pandemik i ndjerë që nga fillimi i vitit 2020. Aktiviteti ekonomik është përsëri në funksion dhe të ardhurat fiskale të vendit shënuan rritje në mars, si pasojë e rimëkëmbjes së fuqisë ekonomike. Të dhënat e publikuara nga Ministria e Financave në fund të prillit tregojnë se të ardhurat fiskale u rritën me 5.5 për qind në mars, pas rënies me 1.2 për qind në periudhën janar-shkurt, një shenjë e fortë e rimëkëmbjes pas tre viteve sfiduese.

Faktorët kritikë

Një sërë faktorësh kritikë kanë shërbyer në këtë proces. Midis tyre, fondet qendrore fiskale jo vetëm që kanë ndihmuar disa lokalitete të mbijetojnë në kohët e vështira, por edhe kanë ngritur projekte të reja që përfitojnë jetesën lokale. Shifrat nga Ministria e Financave treguan se emetimi i obligacioneve speciale për tre muajt e parë të vitit ka arritur në 1.36 trilionë juanë (195.6 miliardë dollarë), 4.53 për qind më shumë nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Ekspertët thonë se gjatë tre viteve të fundit ekonomia e Kinës ka ruajtur një performancë të qëndrueshme dhe të shëndoshë falë ofertave të qëndrueshme të fondeve fiskale, veçanërisht obligacioneve për qëllime të veçanta. Kjo mund të shihet pjesërisht nga rritja e shpejtë e investimeve në infrastrukturë.

CFP

CFP

Çdo vit, nga 2018- deri më 2022-shin, një pjesë e kuotës së bonove speciale të qeverisjes vendore lëvrohej dhe ndahej disa muaj përpara për t’u dhënë më shumë energji investimeve dhe për të lehtësuar ndërtimin e infrastrukturës lokale.

Projektet kanë ndihmuar lokalitetet të performojnë dukshëm pavarësisht goditjeve nga pandemia. Për shembull, rreth 1.46 trilionë juanë në kuotën e vitit 2022 për obligacionet speciale të qeverisjes vendore u emetuan në dhjetor 2021 si një përpjekje për të ndihmuar në nxitjen e investimeve dhe mbështetjen e ekonomisë.

Rritja e përgjithshme e qëndrueshme

Obligacionet speciale të qeverisjes vendore janë një formë e borxhit jashtë buxhetit që qeveritë vendore përdorin për të mbledhur para për projekte të veçanta të miratuara nga financat qendrore, që përfshijnë kryesisht investime në infrastrukturë. Të tilla obligacione u prezantuan nga qeveria qendrore në vitin 2015.

Li Xuhong, profesoreshë në Institutin Kombëtar të Kontabilitetit në Pekin, deklaroi se gjatë tre viteve të fundit, fondet fiskale si obligacionet speciale të qeverisë vendore shërbyen si një pikë kyçe e manovrave makro-ekonomike në përballimin e goditjeve nga pandemia dhe mbajtjen e qëndrueshme të rritjes së përgjithshme.

CFP

CFP

“Së pari, ata kanë punuar në mënyrë efektive për të siguruar dhe përmirësuar jetesën e njerëzve. Shumica e projekteve të investuara në përdorimin e bonove speciale të qeverisjes vendore janë projekte të miratuara nga qeveria me atribute të forta publike dhe në mënyrë të dukshme shërbejnë në përmirësimin e jetës së njerëzve. Këto fonde, veçanërisht vitet e fundit, kanë luajtur një rol të pazëvendësueshëm në katalizimin e investimeve kur investimet private humbën disi vrullin, duke mbajtur investimet e përgjithshme të qëndrueshme”, tha Li.

Për Liu Xiaojun, nënkryetar i qeverisë vendore në Heqing në Mianyang, në provincën Sichuan, lehtësimi më i madh vitin e kaluar ishte përfundimi i më shumë se 30.000 mu (2000 hektarë) të ndërtimit të tokës bujqësore me standarde të larta. Përmirësimet e bëra në këtë proces kanë lehtësuar në masë të madhe kultivimin e fermerëve vendas.

Në provincën Sichuan, të Kinës jugperëndimore, deri në vitin 2022 kishte 96.95 milionë mu tokë të punueshme, duke u renditur e nënta në mbarë vendin për sa i përket prodhimit të grurit. Shumë nga projektet kryesore të mbështetura nga bono të veçanta të qeverisjes vendore ishin të lidhura me bujqësinë dhe atë rurale. Që nga viti 2018, rreth 79.2 miliardë juanë të lëvruara nga obligacionet speciale të qeverisjes vendore kanë mbështetur 519 projekte kryesore të zhvillimit rural në 21 qytete në Sichuan.

Risi të mëtejshme

He Qiang, zyrtar përgjegjës për emetimet lokale të obligacioneve dhe borxhin në Departamentin e Financave të Provincës  Sichuan, tha se ka pasur risi në aplikimin e obligacioneve të veçanta të qeverisjes vendore. Zhvillime të tilla të reja kanë funksionuar në mënyrë efektive në katalizimin e sasive më të mëdha të investimeve sociale.

CFP

CFP

“Për disa projekte të ruajtjes së ujit, modulet e financimit të inovacionit përdorën fondet e lëvruara nga bonot speciale të qeverisjes vendore si kapital për të katalizuar investimet sociale dhe private për projektet. Që nga viti 2018, gjithsej 6.8 miliardë juanë të lëvruara nga obligacionet speciale të qeverisjes vendore janë përdorur si kapital primar për projektet për vitalizimin rural dhe kanë katalizuar gjithsej 40 miliardë juanë në investime sociale”.

Li, pjesë e Institutit Kombëtar të Kontabilitetit në Pekin, nënvizoi rolin që kanë luajtur obligacionet e veçanta të qeverisjes vendore në vitalizimin e kapitalit social dhe përfundimin e projekteve që përmirësojnë jetesën, sidomos nga ngadalësimi i investimeve sociale gjatë pandemisë Covid-19.

Li shpjegoi se vitet e fundit, të ardhurat dhe shpenzimet fiskale në nivelet e qeverisjes vendore kanë mbetur në një balancë të ngushtë. Pandemia ishte një goditje e rëndë dhe ka penguar kapacitetin e tyre për të mbështetur projektet kyçe që ndikojnë si në jetesën lokale ashtu edhe në performancën e qëndrueshme ekonomike të rajonit.

“Vitet e fundit, emetimi dhe alokimi i vazhdueshëm i mëhershëm i obligacioneve të veçanta vendore kanë zbutur në kohën e duhur presionet e shpenzimeve për pushtetin vendor dhe kanë siguruar me sukses hapjen e hershme të projekteve infrastrukturore çdo vit, duke gjeneruar një aktivitet real ekonomik. Përveç kësaj, duke formuluar me saktësi zonat e lejuara për përdorimin e fondeve të këtyre obligacioneve speciale lokale, është siguruar që fondet të vendosen aty ku nxitja e zhvillimit cilësor të vendit ka më shumë nevojë për to, siç është vitalizimi rural”,- tha ajo

Promovimi i ristrukturimit

Raporti i punës së qeverisë i publikuar mars e ka bërë të qartë se qeveria kineze do të punojë fort për të promovuar ristrukturimin duke frenuar një rritje të borxhit të fshehur.

Ministri kinez i Financave, Liu Kun, deklaroi gjatë një konference shtypi në fillim të marsit se ndërsa çekuilibri midis të ardhurave fiskale dhe shpenzimeve mbetet i mprehtë, nuk do të ketë asnjë ndërprerje të shpenzimeve fiskale për jetesën e njerëzve.

“Si një mjet financimi fiskal transparent, obligacionet speciale të qeverisjes vendore kanë qenë një mjet integral në financimin fiskal të Kinës dhe roli që ato kanë luajtur gjatë tre viteve të fundit ia vlen të njihet”,- tha Robin Xing, kryeekonomist në “Morgan Stanley”.