Në panairin ndërkombëtar të Kinës Perëndimore u nënshkruan projekte me vlerë mbi 290 miliardë juanë
2023-05-19 18:20:29

CFP

CFP

88 projekte të mëdha, me një investim të kontraktuar që arrin në 290.7 miliardë juanë (rreth 41.55 miliardë dollarë amerikanë), u nënshkruan në Panairin e pestë Ndërkombëtar të Kinës Perëndimore për Investime dhe Tregti, i cili filloi të enjten në komunën Chongqing të Kinës jugperëndimore, bën të ditur “Xinhua”.

Nga këto projekte, 84 do të vendosen në Chongqing, me një investim të kontraktuar prej 285.42 miliardë juanë, dhe mes tyre, 56 kaluan 1 miliard juanë secili, duke zënë 66.7 për qind të totalit të projekteve të kontraktuara në Chongqing.

Projektet mbulojnë një gamë të gjerë fushash, si automjetet me energji të re të lidhura inteligjente, materialet e avancuara, pajisjet inteligjente, energjia dhe përpunimi i ushqimit dhe produkteve bujqësore.

Panairi katërditor me temën “Bashkimi i duarve me Perëndimin për një të ardhme më të ndritshme” ka tërhequr më shumë se 900 ndërmarrje nga 38 vende dhe rajone dhe 26 rajone të nivelit provincial në të gjithë Kinën.

CFP

CFP

Malajzia është vendi mysafir i nderit këtë vit dhe provincat perëndimore të Sichuan dhe Gansu janë provincat e nderit. Gjatë këtij eventi do të mbahen ekspozita dhe forume që mbulojnë tema të ndryshme dhe aktivitete promovuese.

Statistikat nga Komisioni komunal i Tregtisë treguan se gjithsej 945 projekte u nënshkruan gjatë katër panaireve të mëparshme, me një investim total prej 1.66 trilionë juanë. (Elona)