325 kompani do të marrin pjesë në ekspozitën e të dhënave të mëdha të Kinës
2023-05-19 17:58:15

Foto nga VCG

Foto nga VCG

325 kompani vendese e të huaja kanë pohuar pjesëmarrjen në Ekspozitën Ndërkombëtare të Industrisë së të Dhënave të Mëdha të Kinës, që do të zhvillohet nga 26 deri më 28 maj në kryeqendrën e provincës Guizhou të Kinës Jugperëndimore, Guiyang.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Gjigantët kinezë të teknologjisë dhe internetit, duke përfshirë "Huawei", "Alibaba", "Tencent" dhe "Baidu", si edhe firma të huaja, si "Microsoft" e "Fujifilm", do të marrin pjesë në këtë veprimtari treditore, njoftuan organizatorët.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Ekspozita është zhvilluar në Guiyang që prej vitit 2015 dhe është e para e këtij lloji në Kinë, duke shërbyer si një platformë komunikimi për arritjet jetike të industrisë së të dhënave të mëdha.