Xi dhe udhëheqësit e vendeve të Azisë Qendrore njoftojnë krijimin e mekanizmit të samitit
2023-05-19 17:48:44

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Presidenti kinez Xi Jinping dhe krerët e shtetit të pesë vendeve të Azisë Qendrore njoftuan të premten vendimin për të përuruar zyrtarisht Mekanizmin e Samitit Kinë - Azi Qendrore.

Të dy palët - Kina dhe vendet e Azisë Qendrore - do ta organizojnë me radhë samitin, që do të zhvillohet një herë në dy vjet.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Njoftimi u bë në Xian të provincës Shaanxi të Kinës Veriperëndimore, ku u mbajt të enjten dhe të premten Samiti i 1-rë Kinë - Azi Qendrore.

Samiti i ardhshëm do të zhvillohet në Kazakistan në vitin 2025.

Presidentët ranë dakord për krijimin e një sekretariati të përhershëm të mekanizmit në Kinë.

Gjashtë vendet arritën konsensus për të nxitur bashkëpunimin e thellë e të gjithanshëm, me përparësi transportin, ekonominë e tregtinë, investimet e industrinë, bujqësinë, energjetikën, doganat dhe shkëmbimet njerëzore.