Pothuajse 10 degët universitare më të paguara për studentët e vitit 2022 janë të lidhura me teknologjinë e informacionit, bëri të ditur “Yicai”, duke cituar raportin e “Mycos”.
Të diplomuarit për sigurinë e informacionit me diploma bachelor paguhen më së shumti në muaj me 7579 juanë (1.089.75 dollarë) dhe ata që janë diplomuar në inxhinierinë e informacionit, shkencën e të dhënave dhe teknologjinë e të dhënave të mëdha dhe inxhinierinë softuerike paguhen përkatësisht me 7157 juanë, 7074 juanë dhe 7056 juanë në muaj.

foto/VCG
Pagat fillestare e studentëve të rinj të degëve të mësipërme janë të gjitha më shumë se 7000 juanë, duke i renditur ata në krye të katër diplomave më të paguara për studentët e vitit 2022 në Kinë.
Diplomat e tjera të paguara mirë që renditen nga vendi i pestë në të dhjetin në listën kryesore më të paguar për studentët përfshijnë shkencën dhe teknologjinë elektronike, shkencën dhe inxhinierinë e mikroelektronikës, inxhinierinë e rrjetit, inxhinierinë e internetit të gjërave, shkencën dhe teknologjinë e informacionit elektronik si dhe automatizimin.
Pagesat mesatare të studentëve më të paguar të diplomuar për gjysmë viti ishin të gjitha mbi 6600 juanë, sipas raportit të “Mycos”. Tregu i punës ka një kërkesë të madhe për talentë të cilësisë së lartë të IT-së dhe të diplomuarit në degët e lidhura me kompjuterin dhe informacionin elektronik kanë perspektiva të gjera punësimi dhe hapësirë zhvillimi, pasi skenarët e aplikimit të teknologjisë IT depërtojnë në të gjitha sferat e jetës.

foto/VCG
Ndër 19 sektorë joprivatë në zonat urbane, profesionistët në transmetimin e informacionit, softuerin dhe shërbimet e teknologjisë së informacionit ishin më të paguarit në vitin 2022, me një pagë mesatare vjetore prej 220.400 juanë, duke u renditur të parët në mesin e të gjithë sektorëve, sipas të dhënave të publikuara nga Zyra Kombëtare e Statistikave më 9 maj.
Profesionistët në industrinë financiare dhe shërbimet e kërkimit shkencor dhe teknologjisë pasuan me pagë mesatare vjetore përkatësisht 174.300 juanë dhe 163.500 juanë. Nga një këndvështrim më i gjerë, inxhinieria e rrjetit dhe inxhinieria e softuerit janë renditur në 10 degët më të paguara universitare për 10 vjet me radhë, sipas të dhënave të punësimit të studentëve nga viti 2013 deri në 2022-shin.
Inxhinieria e informacionit dhe siguria e informacionit janë futur 9 herë në renditje në 10 vitet e fundit, ndërsa inxhinieria e internetit të gjërave, shkenca elektronike dhe teknologjia janë pozicionuar 7 herë në renditje. Dega e shkencës së të dhënave dhe teknologjisë së të dhënave të mëdha, e cila filloi të regjistrojë studentë në vitin 2016, ka ecur shumë mirë në tregun e punës, si një degë e saposhtuar universitare e shpallur nga Ministria e Arsimit në vitin 2015.

foto/VCG
Statistikat tregojnë se nga viti 2015 deri në vitin 2022, gjithsej 715 universitete në shkallë vendi kanë regjistruar me sukses programin universitar të këtij drejtimi ndërdisiplinor, kryesisht duke studiuar njohuritë dhe aftësitë që lidhen me shkencën kompjuterike dhe teknologjinë e përpunimit të të dhënave të mëdha.
Zhvillimi i shpejtë i ekonomisë së internetit ka nxitur kërkesën për përpunim të thelluar të të dhënave në të gjitha sferat e jetës. Kërkesa e madhe për talentë me cilësi të lartë të të dhënave të mëdha me aftësi ndërdisiplinore ka bërë që kjo diplomë të hyjë shpejt në listën e 10 degëve më të mira që kanë dhe pagesë më të lartë.
