Xi: botës i nevojitet një Azi Qendrore e qëndrueshme, e begatë, harmonike dhe e mirëlidhur.
2023-05-19 12:38:24

CFP

CFP

Presidenti kinez Xi Jinping tha të premten në një fjalim të mbajtur në Samitin Kinë-Azi Qendrore në qytetin Xian të provincës Shaanxi të Kinës Veriperëndimore se botës i nevojitet një Azi Qendrore e qëndrueshme, e begatë, harmonike dhe e mirëlidhur.

Duke folur mbi nevojën për një Azi Qendrore të qëndrueshme, Xi theksoi se duhet të garantohen sovraniteti, siguria, pavarësia dhe integriteti territorial i vendeve të Azisë Qendrore, të respektohen rrugët e zhvillimit të zgjedhura në mënyrë të pavarur nga popujt e Azisë Qendrore dhe të mbështeten përpjekjet e bëra nga ky rajon për paqe, miqësi dhe qetësi.

Duke theksuar se botës i nevojitet një Azi Qendrore e begatë, Xi tha se kjo do të plotësonte dëshirat e popujve të vendeve të ndryshme të këtij rajoni për një jetë të mirë dhe do t'i jepte shtysë të re rigjallërimit të ekonomisë botërore. Lidhur me një Azi Qendrore harmonike, Xi tha se konfliktet etnike, mosmarrëveshjet fetare dhe ndarja kulturore nuk janë tema kryesore e këtij rajoni, por bashkimi, përfshirja dhe miqësia janë dëshirat e popujve të Azisë Qendrore.

Për sa i përket nevojës për një Azi Qendrore të mirëlidhur, Xi tha se ky rajon, me epërsi të veçantë gjeografike, ka bazë, kushte dhe aftësi për t'u bërë një qendër e rëndësishme për ndërlidhjen e kontinentit euraziatik dhe për të dhënë kontribut për tregtinë e mallrave, shkëmbimet ndërmjet qytetërimeve dhe zhvillimin e shkencës e teknologjisë në botë. (Xu Guang)