Presidenti kinez mban fjalim mirëseardhjeje për udhëheqësit e Azisë Qendrore
2023-05-19 10:45:23

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Të enjten, presidenti kinez Xi Jinping mbajti një fjalim mirëseardhjeje për udhëheqësit e Azisë Qendrore dhe bashkëshortet e tyre.

Presidentët e Kazakistanit, Kirgizistanit, Taxhikistanit, Turkmenistanit dhe Uzbekistanit ndodhen në qytetin Xian të provincës Shanxi të Kinës Veriperëndimore për të marrë pjesë në Samitin Kinë-Azi Qendrore.

Në fjalimin e tij, Xi u shpreh se Shaanxi ishte pikënisja lindore e Rrugës së lashtë të Mëndafshit dhe ka dëshmuar miqësinë e thellë mes Kinës e vendeve të Azisë Qendrore. Thellimi i bashkëpunimit dypalësh është një zgjedhje strategjike për të ardhmen, theksoi ai.

Presidenti Xi Jinping shtoi më tej se Kina mirëpret vendet e Azisë Qendrore "të udhëtojnë në trenin e zhvillimit të Kinës" për të ndërtuar së bashku të ardhmen e bukur të bashkëpunimit dypalësh.

Të enjten në mbrëmje, udhëheqësit shikuan një shfaqje artistike mirëseardhjeje në Parkun "Parajsa Tang", një kompleks ndërtesash i ngritur në vendin ku ndodhej një kopsht perandorak gjatë dinastisë Tang. (Fani)