Te moshuarit (Foto Rtsh)
Një në tre të moshuar në Shqipëri ka nevojë për kujdes afatgjatë. 5% e tyre kërkojnë intensiv, ndërsa 95% kanë nevojë për disa orë përkujdesje në ditë. Të dhënat i përkasin raportit më të fundit mbi qasjen e shërbimeve në kujdesin afatgjata në Shqipëri hartuar nga ekspertët e geriartrisë, përcjell nga “RTSH”.
Specialisti dhe eksperti i ISHP-së, Alban Ylli thotë se barra e moshimit në Shqipëri ka shkuar në 22% nga 11% që ishte 10 vite më parë dhe trendi pritet të kapë 33%, çka përkthehet më shumë të moshuar se persona në moshë pune. Kjo, sipas tij, do të thotë se shteti duhet të përgatitet me urgjencë të identifikojë ku dhe si janë nevojat e të moshuarve.
Në raport thuhet se Shqipëria nuk është ende gati për kujdes rezidencial ndaj formalizimi i kujdestarit duhet të zyrtarizohet me ligj.
Raporti nënvizon urgjencën e reagimit të sistemit shëndetësor dhe pushtetit lokal për nevojat afatgjata të të moshuarve në Shqipëri, për të cilët familja mbete baza ku ata gjejnë zgjidhje. (Irma)